Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-deputeti: KQZ po fsheh krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve

01/07/2019
Ish-deputeti: KQZ po fsheh krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vijuar sërish të denoncojë manipulimet me votimet, nisur nga të dhënat që rezultojnë nga mbledhja e votave, ku dalin më shumë vota sesa pjesemarrës.

Gent Strazimiri në një deklaratë nga selia blu u shpreh se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  po bëhet pjesë e qëllimshme e asaj që e quan, krim dhe manipulim të pjesëmarrjes në votime.

“Ndryshe nga çdo herë të tjetër, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk i ka nxjerrë të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave, por nga telefonatat e një grupi informal në KQZ- drejtuar nga militant të Partisë Socialiste. Kjo mënyrë, e zgjedhur për të mos lënë gjurmët e manipulimit në sistemin e të dhënave, zhbën alibinë e trashë të KQZ-së për të fshehur krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë palë zgjedhje, sado të kontestuara të kenë qenë ato, që të ketë mospërputhje të tilla masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti. Ky është një proces i diskretituar. Është një proces nul, jashtë çdo standardi minimal demokratik.,- tha ai.

DEKLARATA E PLOTE
Komisioni Qëndror i Vjedhjeve nuk ka asnjë alibi për të fshehur krimin e manipulimit të pjesëmarrjes në votimet moniste, të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.

Kamikazët e Komisionit Qendror të Vjedhjeve janë përfshirë me vetëdije në këtë krim masiv, të orkestruar nga Edi Rama.

Ndryshe nga çdo herë të tjetër, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk i ka nxjerrë të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga sistemi online i përpunimit të të dhënave, por nga telefonatat e një grupi informal në KQZ- drejtuar nga militant të Partisë Socialiste.

Kjo mënyrë, e zgjedhur për të mos lënë gjurmët e manipulimit në sistemin e të dhënave, zhbën alibinë e trashë të KQZ-së për të fshehur krimin e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë, në asnjë palë zgjedhje, sado të kontestuara të kenë qenë ato, që të ketë mospërputhje të tilla masive me shifrën zyrtare të pjesëmarrjes me votat që gjenden në kuti.

Ky është një proces i diskretituar. Është një proces nul, jashtë çdo standardi minimal demokratik.

Është për të ardhur keq, që edhe prokuroria, siç pritej, u bërë hapur pjesë e kësaj farse, duke mos hetuar as krimet e reja zgjedhore, të denoncuara nga opozita dhe nga media gjatë këtyre dy ditëve.

Është flagrante që prokuroria akoma nuk ka trokitur në derën e Partisë Demokratike për të kërkuar videon që e ka parë e gjithë bota, ku një grup i strukturuar kriminal nga Partia Socialiste bleu një vajzë të re për të votuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn tek Njësia 9 në Tiranë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga prokuroria për aktin kriminal të blerjes së votës, siç nuk ka patur këto tre vjet me dosjet e tjera të masakrave elektorale të organizuara nga Edi Rama.

Asnjë alibi, as nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve, as nga Prokuroria nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provuan përtej çdo dyshimi se, me Edi Ramën, Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Tags: kqzPDreagimStrazimiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.