Lajm i keq per Partizanin, humb jeten tragjikisht futbollisti

Lajm i keq per Partizanin, humb jeten tragjikisht futbollisti

229
0
Shares

Klubi i Partizanit dha një lajm mjaft të hidhur mesditën e sotme ne lidhje me nje prej lojtareve te vet.

Ish-futbollisti Arber Aliu është ndarë nga jeta tragjikisht, pasi mbeti viktimë i një aksidenti me motor uji. Faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, pohon se Aliu  ka mbetur i vdekur në vend në liqenin e Rubjekës.

Mbrojtësi ishte pjesë e ekipit kryeqytetas në vitin 2006-2007 me ekipin U-19, vit me të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Njoftimi i Partizanit.

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 31-vjeçare të futbollistit Arbër Aliu, si pasojë e një aksidenti me motorr uji në liqenin e Rubjekës. Mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipit U 19 të Partizanit përgjatë sezonit 2006 – 2007, vit në të cilin me të kuqtë u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Klubi i Futbollit Partizani bashkohet me dhimbjen e familjes duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

U prehsh në paqe Arbër

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY