Analiza: Pjesemarrja ne nivelin e te punesuarve ne shtet

Analiza: Pjesemarrja ne nivelin e te punesuarve ne shtet

182
0
Shares

Nga Ylli Manjani

Pjesmarrja ekstremisht e ulët në votimet moniste të sotme, deri në nivelin e të punësuarve në shtet, ishte përgjigja më e mirë për Ramën, Soreccën, Boschardin, Palmer-in e gjithë sorollopin e tyre.

Më së paku, janë 1 milionë shuplaka që i ranë turinjve të nxira udhëheqësit që sot kujtoi se bëri historinë.

Ishte përgjigja proporcionale ndaj dhunës shtetërore e motivuar tërësisht nga axhenda personale e Edi Ramës. Ndaj sundimit pa kushtetutë e ligje të një grupi njerëzisht që janë në pushtet pa vota.

Ishte përgjigja e duhur ndaj nevojës së panegocueshme për demokraci, kundër çdo lloj sundimi autokratik!

Terezitja e shifrave për të na i shitur këto votime moniste si zgjedhje është dëshpërim pas asaj “fitore” që shpallën para dy ditësh nga deklaratat e miqve personalë.

Ishte njëkohësisht edhe mesazhi më i qartë se shqiptarët janë njerëz të paqes edhe kur qeveria e tyre i vjedh e i dhunon.

Përfundimisht populli nuk blihet edhe kur disa individë faqezinj vendosin të shiten.

As sa në sondazhe nuk kanë dalë, falë meritës së Shqiptarëve që masivisht dhe paqsisht e injoruan këtë pocaqi të partisë shtet.

Jam 100% i bindur se ata që nuk morën pjesë në votime sot nuk janë të gjithë dakort me PD, LSI, PDIU,PR partitë e opozitës. Nevojë ulëritëse kjo edhe për opozitën që të hapet dhe të dëgjojë më shumë sesa të flasë.

Por për një gjë jam 200% i sigurtë që Edi Ramën nuk e duan më nëpër këmbë!

Ky nuk është më sondazh, por realitet. Kush ka sy n’ballë e mend n’kokë bën mirë ta kuptojë këtë mesazh të shqiptarëve sot, më 30 qershor 2019.

Jam vërtetë krenar që jam Shqiptar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY