Vasili: Qytetarët po kërcënohen me bukën e gojës

Vasili: Qytetarët po kërcënohen me bukën e gojës

71
0
Shares

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e presionit që bën Edi Rama dhe banda e tij.

Gjatë një deklarate të tij nga selia e LSI-së, Vasili tha se “është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit”.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,
Të nderuar mësues, mjekë, infermier, policë, ushtarak, të gjithë ju të tjerët punonjës të thjeshtë të administratës publike shtetërore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë.

Është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit.

E dimë dhe jemi shumë të qartë dhe kemi sigurisht në dispozicion informacione pafund, informacione vërtetë të liga, të poshtra të fëlliqura që vetëm Rilindja i bën.

Se drejtuesit e Rilindjes, e institucioneve publike, të ministrive, drejtorë të të gjitha niveleve përmes këshilltarëve e shefave të tyre të shpërndarë ngado, nëpërmjet pozicioneve, të paligjshme që Rilindja u ka dhënë si dhuratë, që kanë marrë përsipër të kërcënojnë e shantazhojnë, duke marrë dhe të dhënat personale edhe farefisnore të punonjësve të administratës publike, për t’i detyruar me shantazhe e kërcënime që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste të 30 qershorit.

Ju bëjmë me dije të gjithëve ju, biznesmenë, të vegjël e të mëdhenj, biznesmenë të mesëm dhe kapilarë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që jeni nën presionin e taksidarëve të Rilindjes.

E dimë shumë mirë të nderuar fermerë, që jeni nën presion për heqjen e subvencioneve.

E dimë shumë mirë që të gjitha llojet e bizneseve të cilat janë nën presionin fiskal, për të detyruar e bizneseve, që punonjësit e bizneseve të marrin pjesë në votimet e paligjshme dhe moniste të 30 qershorit.

I dimë edhe shumë njerëz të tjerë, me probleme të të gjitha llojeve e formave që kërcënohen me ndihmën shoqërore, që kërcënohen edhe me Kempin, për aftësinë e kufizuar të tyre.

kërcënohen me të gjitha format që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre dhe janë të gjithë nën shënjestrën e një qeverie, pushteti dhe një rilindje gangsterësh, për pjesëmarrjen me dhunë në votimet moniste të paligjshme të 30 qershorit.

Ka një armë, e cila është arma e shumicës së shqiptarëve, një shumice dërrmuese të paparë ndonjëherë në Shqipëri në këto dimensione, në këto përmasa, e cila refuzon haptas dhe prerë të pranojnë monizmin e gangsterëve të Edi Ramës.

Megjithatë të nderuar punonjës dhe të dini që ligji është me ju. Kundër ligjit janë ata. Ligji flet qartë dhe ata do të përgjigjen deri në fund. Ne jemi garanci e plotë politike dhe juridike për secilin nga ju.

Të nderuar mijëra punonjës të administratës, njerëz të thjeshtë kudo që jeni, ky është ligji. Ky është Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Neni 328, pika a, paragrafi i fundit thotë:

Detyrimi ose kërkesat nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti, për të marrë pjesë ose jo në zgjedhje, për të mbështetur një parti politike ose një kandidat dhe për të votuar në mënyrë të caktuar, përbën vepër penale që dënohet nga një deri në tre vjet.

Ta dinë të gjithë këta drejtorë shantazhues, kjo ushtri shantazhuesish maskarenjsh që ligji është në favor të punonjësve të administratës.

Askush nuk mund ti largojë nga puna, lë të guxojnë tu largojnë nga puna!

Të gjithë së bashku ju keni një armatë të tërë njerëzish, miqsh, dashamirës dhe forcash politike që ka një fuqi juridike dhe politike të pamasë që t’iu mbështesë, të mos iu lërë vetëm dhe t’iu tregojmë vendin atyre.

Ndaj, me fuqinë e të drejtës, me fuqinë e ligjit, me fuqinë e moralit, kemi vetëm një detyrë të gjithë së bashku, që të refuzojmë monizmin e fëlliqur të Edi Ramës.

Ndaj, refuzojeni këtë monizëm të Edi Ramës. Kemi një armë, ta braktisim haptas, masivisht, t’i japim ndëshkimin më të rreptë monizmit të Edi Ramës, prandaj braktiseni monizmin e Edi Ramës.

Së fundi, kemi një armë akoma edhe më të fuqishme, ta bojkotojmë njëherë e përgjithmonë atë monizëm të fëlliqur dhe të shëmtuar të Edi Ramës i cili është një reminishencë e poshtër e atij monizmi i cili i shtyu shqiptarët në anije nëpër Evropë, të varfër, të skamur, të pangrënë, të uritur.

Ajo kohë ka mbaruar dhe nuk përsëritet kurrë, mbi 90 përqind të shqiptarëve e kanë marrë vendimin e tyre të pakthyeshëm për tu thënë jo votimeve moniste të Edi Ramës.

Të gjithë bashkë t’i japim mësimin përfundimtar kësaj kufome politike që qelbet erë. U faleminderit të gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY