Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Moisiu:Tërmet politik, një parti shkërmoqet

29/06/2019
Alfred Moisiu: Në Shqipëri dënohen mjekët, ka politikanë që duhet të jenë prapa hekurave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka paralajmëruar një tërmet politik, si nga opozita, ashtu edhe nga mazhoranca.

Në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”, ish-Kreu i Shtetit është shprehur se një parti politike do të shkërmoqet, duke shtuar se më e rrezikuar është opozita, pasi sipas tij, djegia e mandateve ishte një gabim i madh dhe një përbuzje e popullit.

“Kompletimi i Parlamentit mund të çojë në krijimin e një force të katërt politike. Një forcë politike do neutralizohet përfundimisht, do shkërmoqet dhe do krijohet një forcë e re.

Shkërmoqje te partitë e opozitës? Po sigurisht. Edhe mazhoranca do ketë pasojat e saja. Ky është një tërmet politik dhe ky do ketë pasoja në të dy krahët, por për opozitën do të ketë më shumë, sepse ata bënë një gabim me djegien e mandateve.

Mandatin ta jep populli për të ushtruar të drejtën e tij. Kjo është sjellje shumë negative ndaj popullit, është përbuzje e popullit”, është shprehur Moisiu.

Më tej, ish-Presidenti Moisiu është shprehur se politikanët shqiptarë kanë abuzuar, shkelur ligjin dhe kanë bërë budallallëqe pa fund, por deri më tani asnjë nuk është arrestuar.

Kjo është arsyeja, sipas Moisiut, pse politikanët kanë vijuar t’i trashin zullumet, pasi nuk kanë pasur frikë nga drejtësia. Por, për ish-Kreun e Shtetit përmbyllja e Reformës në Drejtësi do të sjellë patjetër ndëshkime.

“Politikanët kanë abuzuar dhe shkelur ligjin në vendin tonë. Ata janë lejuar ta bëjnë këtë pa pasoja dhe kjo nuk është e drejtë, pasi çdo gjë duhet paguar.

Te ne politika bën budallallëqe pa fund dhe s’ke asnjë të arrestuar, apo me burgim. Kjo e ka trashur, janë bërë palë-palë gabimet, abuzimet, zullumet.

Janë trashur kaq shumë sa politikanët tanë mendojnë se nuk ka ligj, nuk ka rregull dhe mund të bëjmë ç’të duam, pasi nuk merret kush me ne.

Faturën e paguan populli dhe kjo është e keqja. Shpresoj që pas përmbylljes së Reformës në Drejtësi kësaj t’i jepet fund. Do të kërkohet llogari qoftë për pasurinë e paligjshme, qoftë për veprime kushtetuese.

Kështu e ka pësuar gjithë bota. Duhet të ketë ndëshkime, dhe padyshim që do të ketë, madje kjo frikë i ka lejuar disa politikanë të bëjnë veprime të pamatura”, ka theksuar ish-Presidenti.

Tags: alfredMoisiuPDPS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026
Bllofi, PS propozon ligj pasi Kushtetuesja ka rrëzuar gjobat para dy vitesh

Noka i përgjigjet Ballës: Peleshin e keni kapur peng me panelet në Kolonjë

17/03/2026
Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

TIRANË/ Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Tiranës

17/03/2026
Berisha respekton të hënën e SPAK, tregon një detaj të ri në lidhje me Irenën

DEKLARATA/ PD shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste

17/03/2026
Bllofi, PS propozon ligj pasi Kushtetuesja ka rrëzuar gjobat para dy vitesh

Noka i përgjigjet Ballës: Peleshin e keni kapur peng me panelet në Kolonjë

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.