Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestimi i punonjësve në Pogradec, reagon kreu i Bashkisë: Mos u trembni nga këto lloj presione

29/06/2019
Pogradec, kryebashkiaku denoncon, policia nis hetimet për punonjësin që kanosi drejtorin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia arrestoi ditën e sotme dy punonjës të Bashkisë Pogradec, të cilët nuk lejuan vendosjen e materialeve zgjedhore në shkollat që shërbejnë si qendra votimi.

Pas këtij arrestimi, ka reaguar edhe kreu i pushtetit vendor, Eduart Kapri përmes një deklarate për mediat. Ai i ka konsideruar këto arrestime si të paligjshme.

Kapri tha se mbyllja e derës së jashtme të KZAZ-së që është vendosur në ambientet në pronësi të bashkisë është një procedurë normale nga ana e punonjësve duke e konsideruar si diçka të përditshme dhe pjesë të detyrës.

Kapri thekson se kjo bashkia që ai drejton është e vendosur për të zbatuar dekretin e Presidentit dhe ju bën thirrje qytetarëve dhe mbështetësve që të mos bien pre e provokimeve.

KOMUNIKIM PËR SHTYP I BASHKISË POGRADEC

Dje më datë 28.06.2019 forcat e Policisë të Shtetit, të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë arrestuar padrejtësisht punonjës të Administratës të Bashkisë, të cilët ishin në zbatim të plotë të ligjit dhe të detyrës të tyre funksionale.

Bashkia Pogradec dënon këtë akt të turpshëm, i cili sjell në mëndjen e çdo qytetari, masat e patetike të regjimit komunist, duke dashur të përcjellë frikë dhe kërcënim ndaj banorëve të Bashkisë Pogradec.

I bëjmë thirrje Policisë të Shtetit dhe Prokurorisë të lirojë menjëherë dy punonjësit e administratës të Bashkisë, pasi këta punonjës si çdo ditë tjetër ndodheshin pranë këtyre shkollave duke kryer punën e përditshme për përmirësimin e kushteve të shkollave, kopshteve dhe ruajtjen e ambjenteve të tyre.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos tremben dhe frikësohen nga ky lloj presioni.

Të mos bien pre e asnjë lloj provokimi duke shmangur çdo lloj situate konfliktuale për të treguar qytetari dhe përgjegjshmëri duke mos u bërë shkas për përplasje civile

Gjithashtu denoncojmë dhe kërkojmë masa të mënjehershme për arrestimin e personave, të cilët nga mengjësi i sotem po shkatërrojnë në mënyrë të paligjshme dyert e institucioneve arsimore që janë në pronësi të Bashkisë .

Bashkia Pogradec është në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës si dhe në zbatim të plotë të Dekretit të Presidentit të Republikës.

Tags: bashkiaeduart kapripogradecreagim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.