Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Urgjenisht na duhet një republikë tjetër” Fuga: Ja ç’duhet bërë

28/06/2019
ARTAN FUGA/ Kryeministri polic civil – Mesazhet e gabuara të një spoti elektoral kryeministror!

Artan Fuga

Share on FacebookShare on Whatsapp

Profesori Artan Fuga shkruan se vetëm përcaktimi i një date të re zgjedhjesh dhe zgjidhja me dekrete nuk mjafton. Fuga sugjeron krijimin e nje republike te re, ndërsa thotë se duhet të bëhen dhe zgjedhje të pjesshme.

Nga Artan Fuga

U dekretua edhe një datë tjetër për zgjedhje nga ana e Presidentit të Republikës, ajo e 13 tetorit 2019!

Mirëpo, sado juridike që të jetë, unë i qëndroj përsëri mendimit tim që pa një pjesëmarrje në votime të subjekteve politikë kryesore, zgjedhjet me këtë kushtetutë që kemi, nuk mund të jenë legjitime!

Partia socialiste dhe koalicioni i saj deklaron sot se nuk merr pjesë atje. Në këto kushte pa këtë pjesëmarrje unë si qytetar përsëri nuk do të merrja pjesë në ato votime.

As në të 30 qershorit, por as në të 13 tetorit!

Për të njëjta arsye:

– Do të dilnin bashki ose komuna moniste duke na kthyer në diktatura lokale

– Komisionet zgjedhore do të ishin partiake dhe të pabesueshme tamam si këto tani

– Do të rrezikonim paqen sociale sikurse po bëjmë tani duke e mbytur Shqipërinë! Anija jonë prej letre po mbytet!

– Nuk do të kisha alternativa për të zgjedhur, pikërisht si tani.

– Do të na duhej më parë një Gjykatë Kushtetuese për të na thënë nëse dekreti i Presidentit është ose jo Kushtetues.

– Përsëri në bashkitë ku ka kryetarë bashkie të majtë nuk do të bëheshin zgjedhje tamam sikurse rrezikohet tani në bashkitë e djathta.

– Përsëri në vend të auditit të punës të pushtetit lokal do të kishte deklarata patetike dhe llogje fjalësh, ose sikurse themi në komunikim nga Shkolla e Paolo Altos : sallatë fjalësh!

– Përsëri në atë kohë elektorati i majtë nuk do t’i njihte këto zgjedhje sikurse bën tani elektorati i djathtë!

Pa u ndryshuar kodi elektoral që të krijojë barazinë e votës dhe të konkurimit,

pa u hetuar krimi elektoral,

pa u krijuar konsensusi për zgjedhje të lira në një shtet të së drejtës,

Pa iu dhënë votimeve një legjitimitet juridik para qytetarit,

Pa pjesëmarrjen e lirë, të qetë dhe sigurinë sociale për qytetarin në votime, pa evituar votime me presion për bukën e gojës, sikurse tani, pa hequr shenjat në gishta, nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri!

Dekretet, sado me vullnet të mirë të jenë, sjellin veçse inflacion dekretesh dhe dobësojnë fuqinë e akteve juridike presidenciale!

Në fakt, kjo republikë që kemi, sikurse thërras që nga vitit 2000, e ka mbyllur ciklin dhe prodhon kriza politike!

Na duhet një republikë tjetër!

Urgjentisht!

Burra shteti janë ata që bëjnë reforma të mëdha!

Republikë tjetër ose do të biem në barbari!

Por këtë mund të realizojë një Kuvend jo si ky i sotmi ku deputetët gjoja opozitarë janë si bamje me mish pa mish, pra janë deputetë të partisë demokratike ose LSI, por që as partitë si njohin ata, as ata nuk i njohin partitë e tyre.

Janë deputetë jetimë!

Ose “kopila”! Politikisht them!

Në të gjitha zonat e vendeve vakante duhen shpallur zgjedhje të pjesshme them unë!

Tags: dekretiFUGAZGJEDHJETzgjidhja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.