Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Per here te pare rrefehen rrahjet dhe kercenimet brenda kompanise Top Channel

28/06/2019
DENONCIMI/ “Gjenerali” largon gazetarin nga Top Channel
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nje nga mediat e top channel ka publikuar sot disa nga skandalet qe kane ndodhur ne kompanine me te madhe mediatike ne vend. Gazeta shqip online konfirmon per here te pare sherrin ligjor dhe fizik mes ish- drejtorit te digitalb dhe ddejtuesve dhe pronareve te top media.

Nder te tjera gazeta shqip shkruan se kompania DIGITALB është vënë në një sulm të paprecedentë nga ish drejtues të saj, të cilët kanë shpërdoruar qindra milionë lekë.

E gjithë historia, nis kur në 24 Janar 2019, shkarkohet si Administrator, Alban Jaho, për shkelje të rënda financiare ndaj kompanisë DIGITALB.  “Zoti Alban Jaho detyrohet që brenda ditës së sotme, t’ia dorëzojë nëpërmjet një procesverbali ambientet dhe mjetet e punës, si dhe të gjithë dokumentacionin shkresor dhe elektronik të administrimit të veprimtarisë së shoqërisë znj. Vjollca Hoxha dhe z. Arben Taipi”, thuhet në vendimin e DIGITALB.

Por që në momentin e shkarkimit, Jaho ka kryer manovra të ndryshe për të mos iu bindur urdhërit të Shoqërisë Aksionere DIGITALB. Ai ka qëndruar për disa orë brenda ambjenteve të DIGITALB, duke refuzuar të dalë nga kjo godinë. Madje, në një moment, shoferi i Alban Jahos, Dritan Xhixha, i njohur me pseudonimin “Maçoku”, ka kërcënuar punonjës të DIGITALB. Për këtë ka patur një kallëzim penal ndaj shtetasit Xhixha, në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë.

Vijojmë me të tjera shantazhe.

“Maçoku” i Alban Jahos, kërcënon sërish në 14 qershor 2019, juristin e kompanisë DIGITALB, me incialet R.L. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, pas mbarimit të një procesi gjyqësor ndaj Alban Jahos. Theksojmë këtu, se DIGITALB sëfundmi e ka paditur Jahon me objekt “Shpërblimin e dëmit”  me vlerë qindra mijëra dollarë, të krijuar përgjatë kohës që ai ka qënë Administrator në këtë kompani.

Pas seancës gjyqësore, juristi R.L është ndalur në rrugë, në afërsi të Gjykatës Civile në Tiranë, nga shtetasi Dritan Xhixha, ose siç njihet ndryshe “Maçoku”. Sipas procesverbalit në Polici, “Maçoku” e ka kërcënuar juristin e DIGITALB, duke i kërkuar që të hiqte dorë nga procesi gjyqësor, ku i paditur është Alban Jaho. Sot, çështja është referuar në Prokurori  për veprën penale të “Kanosje”, gjatë ushtrimit të detyrës nga juristi R.L.

Ndërkohë, shantazhi më i fundit ishte me Drejtorin e Top Channel, z. Ben Blushi, në një lokal në qendër të Tiranës. Sërish sipas dëshimeve në polici, shtetasi Alban Jaho është afruar tek tavolina e z. Blushi dhe ka tentuar të krijojë një incident. Shtetasi Jaho pretendonte se ishte shkarkuar si Administrator i DIGITALB, nga z. Blushi dhe për këtë ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

Sipas pamjeve filmike të administruara nga Prokuroria e Tiranës, nuk ka patur në asnjë moment as goditje dhe as konflikt fizik, por vetëm debat verbal, në formën e kërcënimit.

Tags: Ben BlushiTop channelVjollca Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.