Paloka:Lirohen të pafajshmit nga birucat e Ramës

Paloka:Lirohen të pafajshmit nga birucat e Ramës

93
0
Shares

Pasi Gjykata la të lirë 13 qytetarët e pafajshëm që me urdhër të Kryeministrit u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt, ka reaguar edhe Edi Paloka.

Nëpërmjet  rrjetit social facebook Paloka thotë se prokuroria sot u dorëzua dhe pranoi përpara gjykatës se ata ishin mbajtur në burg pa asnjë prove.

Postimi I plotë:

Lirohen te pafajshem pas nje muaji ne birucat e Rames !
Një tjetër provë e kapjes se prokurorise dhe dhunës shtetërore ndaj qytetarëve të pafajshëm, vetëm se janë kundërshtarë politik të Edi Ramës!

Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët e pafajshëm që me urdhër të Edi Ramës u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt!

Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia politike e Edi Ramës, prokuroria sot u dorëzua dhe pranoi përpara gjykatës se ata ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!

Rifitimi i lirise sot eshte deshmi se ata u mbajten ne qeli si te burgosur politik.

Edi Rama dhe sherbetoret e tij në Polici, Prokurori dhe Gjykatë te jene te bindur se me shpejte se sa vone ,do të pergjigjen nje me nje për reprezaljen politike ndaj qytetarëve ”faji” i vetem i te cileve eshte te qenit kundërshtarë politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY