Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kandidati socialistë :KiE do të vijë të vëzhgojë zgjedhjet të dielën

26/06/2019
Kandidati socialistë :KiE do të vijë të vëzhgojë zgjedhjet të dielën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës,  bëri të ditur sot gjatë takimit elektoral në zonën e Dajtit dhe Freskut se në total deri më tani janë regjistruar plotë 900 vëzhgues në zgjedhje.

“Tani që kanë mbaruar komplet, tani që janë komplet të falimentuar, që i ka plasur sherri, Saliut me Lulin, tani që i ka plasur sherri Lulit me kryetarët e bashkive që i mori në qafë dhe që për tre ditë do i nxjerrë të gjithë në rrugë, tani që po shpërbëhen, që u kanë dalë parti të tjera, tani që s’u bindet më njeri se përfundon në burg dhe pastaj s’del nga Shqipëria po preku zgjedhjet, tani që ka prekur fundin mendoi që t’ia fuste edhe një rrenë tjetër dhe sot e pashë Lul Bashën dhe tha:

Nuk do ketë vëzhgues të huaj dhe në një moment mendova që hunda po i rritej aq shumë, thashë do na thyejë televizorin duke iu rritur hunda se po shtoheshin rrenat.

Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000”, u shpreh Veliaj.

Duke e konsideruar të pavërtetë dhe të gënjeshtërt lajmin e bërë të ditur nga kryetari i opozitës, Veliaj bëri të ditur se kryetarët e bashkive të djathta kanë mashtruar përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore, duke i bërë të ditur se në Shqipëri ditën e diel i pret lufta.

Veliaj theksoi se në cilësinë edhe të përfaqësuesit të kryetarëve të bashkive të Shqipërisë në këtë Kongres ka informuar zyrtarisht këtë autoritet për të vërtetën dhe duke i garantuar se asgjë e keqe nuk do të ndodh.

Ndaj tha ai pas këtij sqarimi Kongresi i Këshillit të Europës do jetë në Shqipëri të dielën për të monitoruar zgjedhjet.

“Po çfarë kishte ndodhur? Ishte një organizatë, pra një nga 40 organizatat e cila thoshte që kemi marrë raportime për dhunë. Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.

Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja.

Çfarë ndodhi? Duke qenë se pjesë e delegacionit që kryesoj unë në Kongresin e Këshillit të Evropës, pra në këtë trupë, brenda një institucioni që ka disa organizma kishin marrë gjithashtu informacion nga Voltana dhe kur marrin informacion nga bashkiakë të tjerë që thonë:

Ne këtu ju presim me zjarr, ju presim me gurë, ju qëllojmë me fishekzjarrë, ata thanë, dy duar për një kokë, nëse kjo e çmenduara të vret, pse të shkojmë?

Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, tha Veliaj.

Tags: erionveliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.