Vetëhelmohet nëna e dy fëmijëve, niset me urgjencë në Tiranë

Vetëhelmohet nëna e dy fëmijëve, niset me urgjencë në Tiranë

117
0
Shares

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke pirë helm. Ajo po mbahet nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Urgjencës të Spitalit të Beratit dhe në vijim të situatës së saj klinike, mjekët do të vendosin transportin e saj me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nëna e dy fëmijëve është gjetur në gjendje agonie e shtrirë në mes të dhomës pa ndjenja nga familjarët e saj.Burime zyrtare informojne se 46-vjeçarja mendohet të ketë pirë fostoksinë dhe gjendja e saj është e rëndë.

Hateme Tafa, 46 vjeçe, banore e fshatit Arrëz në Urë-Vajgurore, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar gruan drejt vetëhelmimit, ndërkohë që nga ana e policisë konfirmohet se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë brenda familjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY