Në zbatim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dega e PD Fier në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, ka ngritur Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e cila do të zyrtarizohet sonte në orën 19.30 prane ambienteve të ish-universitetit UFO ku do të zhvillohet mbledhja e parë e këtij institucioni qytetar.
Në këtë forum qytetar janë bashkuar personalitete dhe intelektualë të Fierit, me të cilëve mjekë, mësues, inxhinierë, avokatë, noterë, biznesmenë e shumë fusha të tjera.
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë sëbashku me strukturat lokale të partive të opozitës do ti drejtohen KZAZ dhe Bashkisë Fier për të kërkuar lirimin e ambjenteve mbahen në mënyrë të paligjëshme duke kërkuar që të vihet në zbatim dekreti i Presidentit të Republikës dhe ndalimi i një procesi farsë zgjedhor me 30 qershor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/