Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kaubojsi bën kallëzim në Prokurori: Po më kërcënojnë të tërhiqem

24/06/2019
Ish-deputeti kaubojs: Do jem në protestë bashkë me nusen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidati për kryetar bashkie në Lezhë Eduart Ndocaj, ose siç e njohin shumë si ish-deputeti kaubojs deklaron se është kërcënuar.

Ndocaj ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ku ka treguar se javën e fundit ka marrë kërcënime e telefonata natën dhe ditën që të tërhiqet nga gara për Bashkinë e Lezhës.

“Kam gjeneralitetet e mësipërme dhe jam me banim në qytetin e Lezhës në adresën e mësipërme dhe kam ardhur në Komisariatin e Policisë Lezhë për të bërë në kallëzim penal në lidhje me kanosje që më kanë ardhur ditët e fundit në adresën time dhe shqetësime orë pas ore në telefon. Unë aktualisht jam kandidaturë për Kryetar i Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet e datës 30 qershor, zgjedhje këto për pushtetin vendor. Jam në fushatë prej ditësh ashtu siç e përcakton dhe Kodi Zgjedhor kam bërë dhe takim të ndryshme me zgjedhës dhe banorë të zonave të ndryshme të Lezhës.

Në komunikimet e mia unë flas me telefonin tim celular dhe në këtë telefon kam vetëm një numër i cili është numri që dhashë dhe më sipër, pra numri im i kontaktit që është marrë në kompani celulare prej rreth 4 vitesh në emrin tim, pra është i regjistruar në emrin tim. Në këtë periudhë, pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kërkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore ‘se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjmë’. Këtë numër e mbaj vetëm unë dhe se nuk e përdor askush tjetër.

Duke qenë se jam kandidat për Kryetar Bashkie dua që të zhvilloj fushatën time elektorale dhe se dua që të mos më kërcënojnë dhe se nuk mund të duroj shqetësime të tilla dhe kërcënime ndaj meje. Numri që më kanë sjellë telefonatat kërcënuese është numri 06*******. Gjithashtu prej rreth një jave më kanë marrë orë pa orë me numra sekretë duke më shqetësuar pasi kanë qenë dhe orë të vona dhe orë të ndryshme të ditës”, deklaron Ndocaj në kallëzimin e tij.

Tags: eduard ndocajkallezimKercenimeprokuroriZGJEDHJET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.