Zëri i Amerikës: Presidentin e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese

Zëri i Amerikës: Presidentin e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese

78
0
Shares

Nisja nga ana e Parlamentit shqiptar të procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas firmosjes prej tij më 5 Qershor të dekretit që anullonte datën e zgjedhjeve më 30 Qershor, është cilësuar nga Kreu i Shtetit, ky i fundit si “një proces i rremë, i orientuar verbërisht politikisht”. Duke ju përgjigjur shkresës që Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja, i ka dërguar lidhur me nisjen e procesit të shkarkimit, Presidenca saktëson dhe një herë se “dekreti është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj. Ky dekret është në fuqi dhe është botuar në Fletoren zyrtare më 11 Qershor e për pasojë është i njohur dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë përfshirë dhe Parlamentin”.

Në përgjigjen e Presidencës së Republikës theksohet se “akti i rëndësishëm” i Kreut të Shtetit “ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, të transformuar praktikisht në një proces votimi, pa garë dhe pa alternativë”. Për pasojë “e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë Përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rreme, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”. Në letrën e Kreut të Shtetit vijohet më tej duke vlerësuar se “ky proces i rremë dhe verbërisht politik, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës po kërkon prej kohësh”.

Shumica e majtë e ka konsideruar dekretin e Presidenti si “një akt në shkelje të hapur të Kushtetutës”. Procedurat për shkarkim nisën me kërkesën e 55 deputetëve socialist, dhe ato parashikojnë disa faza të cilat kërkojnë një kohë jo të shkurtër. Pas vlerësimit nga ana e Komisionit të Ligjeve, pritet që Parlamenti të vendosë më pas për ngritjen e një Komisioni Hetimor i cili do të duhet të dëgjojë dhe argumentat e Presidentit. Më pas raporti i Këtij Komisioni i kalon parlamentit. Miratimi i shkarkimit kërkon një shumicë prej 2/3 të anëtarëve të parlamentit. E vetme, shumica e majtë nuk i ka këto vota, dhe do të duhet të marrë dhe mbështetjen e deputetëve të rinj të opozitës në sallë. Fjala e fundit megjithatë i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit është ende jashtë funksionit, me vetëm 1 nga 9 anëtarët që duhet ta përbëjnë atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY