Nis marshimi drejt Parlamentit, nuk mbaron lumi i njerezve ne bulevard

Nis marshimi drejt Parlamentit, nuk mbaron lumi i njerezve ne bulevard

60
0
Shares

Mijera e mijera protestues kane nisur marshimin drejt Parlamentit. Basha ka perfunduar fjalen e tij duke theksuar serish se nuk ka kompromis me Edi Ramen.

Pjesa e fundit e fjales se Bashes:

Skenari i dhunshëm i Ramës për të mbytur jehonën e Bild-it, dështoi me turp në protestën më gjigande.

Vëllezër dhe motra, basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë e sotme të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona e Bildit, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Ndaj e vetmja mënyrë për të hequr vëmendjen, e vetmja mënyrë për ta mbytur këtë zhurmë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës. Dhe kur? Në këtë protestë, më të madhen, më qytetaren, më gjiganden, më evropianen. Rama ik.

Por plani i tij dhe i shërbëtorëve të tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi.

Sot ju them me përgjegjëësi të plotë se tiktaku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe të Pernëdimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY