Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me mijëra protestues në pritje të zhvillimit të protestës së 9 kombëtare të opozitës.
Kreu demokrat, Lulzim Basha ka publikuar sot dy mesazhe ku i bën thirrje qytetarëve të bashkohen ne protestë.
Basha paralajmëroi një ditë më parë se nuk ka marrëveshje politike, pa dënimin e të gjithë atyre që akuzohen për vjedhje të votave. Sot, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi një protestë paqësore dhe së bashku me të në tubim do të jenë edhe fëmijët dhe bashkëshortja e tij.
Rreth 1600 forca policore janë në zonën e Kryeministrisë dhe Parlamentit të pajisur me mjetet e represionit.
Ashtu si edhe herë të tjera, Kryeministri Rama nuk do të jetë në Kryeministri, ndërsa protestohet poshtë zyrës së tij. Kreu i qeverisë do të jetë në Butrint, ku do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit, bashkëshortes së ish-Presidentit francez, Nicola Sarkozy të cilët ndodhen në një viiztë në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/