Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia terrorizon familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll, arreston vëllain e tij në 3 të mëngjesit

20/06/2019
Policia terrorizon familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll, arreston vëllain e tij në 3 të mëngjesit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Devollit , Bledion Nallbati ka denoncuar aktin e papreçedentë të policisë së shtetit, FNSH-së dhe strukturave të tjera policore, të cilët kanë terrorizuar disa familje në Devoll, duke përfshirë edhe familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll, duke i arrestuar vëllain në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nëpërmjet një skenari mafioz këto struktura kanë terrorizuar disa familje në Devoll. Duke përfshirë edhe familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll. Në orën 3 të mëngjesit të sotëm është shoqëruar nën presionin dhe agresionit policor, vëllai im me pretendimin se ka kërcënuar një nga katër kandidatët që garojnë në fushatën elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë, ndërkohë që ka qenë jashtë qarkut të Korçës. Unë nuk jam në këtë fushatë elektorale, nuk bëj pjesë, nuk jam n ë këto zgjedhje farsë kandidat për asnjë lloj posti dhe për këtë arsye nuk kam asnjë lloj konflikti personal jo e jo, por as politik me asnjë prej tyre. Referuar Dekretit të Presidentit të Republikës, botuar në fletoren zyrtare zgjedhje në Devoll nuk ka, as në Devoll dhe as në të gjithë Shqipërinë”, tha kryetari i Bashkisë së Devollit.

Në deklaratën e tij për media Nallbati theksoi se Devolli ndodhet nën një terror policor.

“Qyteti është i rrethuar me forca të shumta të policisë së shtetit, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forca të Drejtorisë së Policisë së qarkut Korçë, forca mbështetëse nga të gjitha komisariatet e policisë së qarkut të Korçës. E gjithë kjo situatë ka për qëllim intimidimin e qytetarëve të Devollit nëpërmjet terrorit policor në mënyrë që të mbyllin gojën dhe të shtypin revoltën e krijuar në popull ndaj kësaj qeverie për fatkeqësitë që i ka sjellë. Shaktërrimin e ekonomisë, papunësisë, mungesën e investimeve, braktisjen totale të bujqësisë, korrupsionin e babëzitur që ka zaptuar çdo institucion shtetëror”, tha Nallbati.

Ai shtoi se Zv/drejtori i Polcisë së Qarkut Alfred Numani së bashku me shefin e Komisariatit të Bashkisë Devoll Ardjan Fejzollari dhe një sërë drejtuesish të tjerë të policisë së shtetit kanë ushtruar presion ndaj vëllait të tij për të pranuar këtë inskenim me të vetmin qëllim për intimidimin e tij në mënyrë që të tërhiqet nga qëndrimi im zyrtar në zbatim të ligjit, në zbatim të dekretit të Presidentit, për anulimin e datës së zgjedhjeve.

“Kjo qeveri dhe kjo polici ka vendosur që me burg dhe me kërbaç t’ju imponojë qytetarëve të Devollit një farsë zgjedhore. Këta drejtues policie që janë nën ta apo nën ta duhet ta kuptojnë qartë, që po shkelin me të dyja këmbët ligjin dhe për këtë do të përgjigjen përpara tij poa asnjë diskutim. Jam i vendosur të zbatoj Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe për këtë nuk më tremb askush”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati

Tags: devollpolicia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.