DETAJE/Valë arrestimesh në vend, 3 të ndaluar në Lezhë

DETAJE/Valë arrestimesh në vend, 3 të ndaluar në Lezhë

102
0
Shares

Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona ditën e sotme.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si për kontrabandë , vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Mes tjerash, janë bllokuar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një sasi e konsiderueshme kafeje si dhe një televizor.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

B.M., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek unaza e qytetit Rubik, Mirditë në  automjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë me kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë,për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” ,”Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”parashikuar nga nenet 172,180 dhe 143/a/1 të Kodit Penal.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte armë zjarri ,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë  shtetasin N.N.,50 vjec, banues në Kurbin

Gjatë kontrollit të ushtruar në  banesën e tij në fshatin Shullaz, Kurbin, Policia gjeti dhe  sekuestroi  në cilësinë e proves materiale një armë zjarri tip “Pushkë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal

– Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Lezhës, bënë arrestimin në flagrancë te shtetasit:

M.L.,38 vjeç,banues në Kosovë

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas kishte vjedhur në banesën e marrë për pushime , të shtetasit M.F.,Shengjin. Gjatë kontrollit fizik të tij dhe të mjetit që drejtonte, Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një  televizor “Plazma” dhe sende të tjera. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për  veprime të mëtejshme për veprën penale  “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY