Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/”Nuk jam i frikësuar”, Basha nga Prokuroria: Nuk ka prova, proces i montuar…

19/06/2019
VIDEO/”Nuk jam i frikësuar”, Basha nga Prokuroria: Nuk ka prova, proces i montuar…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha është paraqitur në Prokurori ditën e sotme, edhe pse dokumenti i paraqitur nga këta të fundit ka pasur mangësi të mëdha.(kliko ketu)

Basha tregoi para interesit të gazetarëve se nuk ka asnjë provë dhe nuk ka asnjë dosje, por është proces i montuar politikisht me urdhër të Edi Ramës.

“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush eshte qe te shërbej si shpërqendrim per ju, per skandalin e plasur nga Bild dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër. Prokuroria nuk ka asnjë fakt as provë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të furnit.Kjo për një arsye të thjeshtë se kjo akuze eshte montuar ne zyre te Edi Rames per llogari te tij.

U njoha me akuzën qe nuk eshte akuze se nuk ka asnjë prove dhe asnjë fakt, nuk ka asnjë rus te vetëm, nuk ka asnjë transaksion.Eshte e gjitha per tju shpërqendruar ju nga skandalet qe kane plasur nga Bild, dhe ato qe do te plasin nesër”, u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/340082083340709/

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME GAZETARËT PAS DALJES NGA PROKURORIA

Arsyeja e vetme pse unë jam sot para jush është që të shërbej si shpërqendrim për ju dhe për qytetarët, për skandalet që kanë plasur nga Bild-i dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër. Kjo është arsyeja e vetme pse sot jam këtu, para jush.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë ndryshe apo shtesë që nga 25 maji, kur unë isha këtu për herë të fundit. Zyrtarisht më komunikuan se nuk ka asgjë të re që nga 25 Maji. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës.

Pyetje: U njohët me akuzën?

Lulzim Basha: U njoha me akuzën që s’është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë. Pra, është një akuzë e formuluar me një qendrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të Bild-it, si dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild-i, që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama.

Dosjen ju thashë të ma vënë në dispozicion sot, se s’e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s’kanë dosje.

Pra, është një çështje e montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt, nuk ka asgjë ndryshe nga 25 Marsi kur kam qenë herën e fundit këtu. Ka vetëm diçka ndryshe. Është BILD-i.

Kam qenë pesë herë këtu.

Herën e parë kam qenë kur plasi skandali i Sajmir Tahirit.
Herën e dytë më thirrën, kur plasi skandali i Geron Xhafës.
Herën e tretë më thirrën, kur plasi skandali i Rrahman Rrajes dhe i Taulant Ballës.
Herën e katërt më thirrën, kur plasi skandali i Vangjush Dakos. Në mos gabohem, edhe për skandalin e “Toyota Yaris”
Kjo është hera e pestë. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin, këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt, asnjë prove, për një arsye të thjeshtë, është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Kështu që, të dashur gazetarë, ju uroj raportim të mbarë!
Pyetje: Pse pranuat të paraqiteni sot dhe jo ditën që ju thirrën?

Lulzim Basha: Për arsyen e thjeshtë, sepse atë ditë ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin një plan, të njëjtin plan që kishin nga fillimi, që unë të shërbeja si shpërqëndrim për skandalet e publikuara dhe ato që pritet të publikohen nga BILD-i. Jam këtu për t’ju shpërqëndruar ju dhe qytetarët nga skandalet e BILD-it, por jam i bindur që ky mision do të dështojë me sukses të plotë. Për këtë pritet të shohim 24 orët e ardhshme.

Pyetje: Z. Basha keni frikë se mos drejtësia do të veprojë edhe mbi ju?

Lulzim Basha: Këtu ku jemi, ka plot njerëz të frikësuar. Disa prej tyre sapo i takova, por unë nuk jam njëri prej tyre.

Faleminderit, mirupafshim, punë të mbarë!

Tags: BashaEdi Ramalobimiprokurori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.