EMRI/Tronditet Lezha, qëllohet për vdekje një person

EMRI/Tronditet Lezha, qëllohet për vdekje një person

112
0
Shares

Një ngjarje tjetër e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e Lezhës. Një person ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve, viktime eshte Gjin Marku.

Ende nuk ka detaje nga policia për ngjarjen e ndodhur në zonën e Mërqisë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:      

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për  motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës,  nga Fshati Kashnjet Lezhë.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij

Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY