Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Doli në përgjimet e fundit, ja gafat që bëri Pjerin Ndreu për të mbrojtur veten

18/06/2019
Doli në përgjimet e fundit, ja gafat që bëri Pjerin Ndreu për të mbrojtur veten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pasi gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 përgjime të reja për shit-blerjen e votës në qarkun e Dibrës, ku në të ishte edhe një bisedë e deputetit Pjerrin Ndreu, ky i fundit ka dalë blof me reagimin e tij.

Teksa foli në emisionin “Opinon” të Blendi Fevziut ai u shpreh se  ka të drejtë t’i kërkojë strukturave të PS ta shpallin votën hapur. Por kjo është në kundërshtim me ligjin pasi ligji thotë: “Vota është  vetijake, e barabartë, e lirë dhe fshehtë”.

“Unë kam të drejtë t’i kërkoj strukturave të mia ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë”, tha Pjerin Ndreu ndër të tjera.

Po kështu theksojmë se në atë kohë  kryetari i PS në atë zonë ka qenë zoti Gentian Gjura dhe Reshat Elezi ka qenë thjesht drejtor shkolle. Pra nuk qëndron versioni që tha Ndreu në reagimin e tij.

DEBATI nga Opinion:

Blendi Fevziu: Zoti Ndreu, ju e keni dëgjuar përgjimin që është publikuar nga “Bild” dhe keni deklaruar së është pjesë e zakonshme e punës së strukturave të PS. A mund të ma shpjegoni cila është puna e zakonshme e strukturave të PS?

Pjerin Ndreu: Ju lutem më dëgjoni, Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS të Reçit dhe duke qenë kryetar, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale dhe nuk kam kërkuar personat e tjerë, apo nga mësuesit.

Blendi Fevziu: I ka kërkuar dikush tjetër?

Pjerin Ndreu: Po flas për Pjerini… jo për dikë tjetër.

Blendi Fevziu: Si deputet i PS, pse nuk morët drejtpërdrejt Reshat Elezin, po i thoni drejtorit t’i telefonojë?

Pjerin Ndreu: Nuk ja kishe telefonin dhe njihja vetëm drejtorin e Arsimit dhe zotëria ka qenë kryetar i PS, ju më thoni i kam bërë presion kryetarit të PS?

Blendi Fevziu: Në shtet nuk ka parti. E ka marrë drejtori i Arsmit, pse nuk thoni merr kryetarin e PS, por drejtorin?

Pjerin Ndreu: Nuk i kisha telefonin. E keni bërë këtë administratën sikur… dhe ata që janë në administratë, drejtorët e shkollave lejohen të marrin pjesë në aktivitetet politike pas orë 16:00, pas orarit të punës…. Siç ka PS, kanë dhe partitë e tjera…

Blendi Fevziu: A e di ju se deklarimi i votës, qoftë anëtar i PS, qoftë i PD. LSI është shkelje ligji?

Pjerin Ndreu: Deklarim i votës bëhet në komisioni…janë komisionerët e PS, LSI, PD,bëhët me fjalë…

Blendi Fevziu: Ju thoni të deklarosh votën hapur…është të shkelësh të drejtën e tjetrit për të votuar si të dojë ai….

Pjerin Ndreu: Përkthimi shqip -shqip ju keni të qejf ta bëni si të doni….

Mentor Kikia: Ku do fluturonte drejtori shkollës të hënën?

Pjerin Ndreu: Do ikte nga kryetari i PS. Unë kam të drejtë ti kërkoj strukturave të mia gojarisht ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë…

Blendi Fevziu: As strukturave të tua nuk ke të drejtë ti kërkosh shpallje të votës hapur, kjo është shkelje e hapur. Mund të jetë praktikë por është shkelje e ligjit. Ku do fluturonte?

Pjerin Ndreu: Do fluturojë nga PS…

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD”  publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.

Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Tags: bildpergjimepjeriun ndreu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.