Tabloidi gjerman ka publikuar një seri audiopërgjimesh nga dosja e ashtuquajtur “dosja e Dibrës” ose “184/2016” ku dalin zbuluar përfshirja dhe bashkëpunimi i qeveritarëve më të lartë të shtetit që nga kryeministri Edi Rama deri tek drejtorët më të thjeshtë me biznesmenët dhe bandat kriminale.
Shkrimi i BILD dhe zbardhja e plotë e 16 audiopërgjimeve
Shqipëria, një nga vendet më të bukura por edhe një nga vendet më të prapambetura në Evropë. Për turistët një tip i egër dhe i lirë i brendshëm në bregdetin e Adriatikut.
Por vendi po përballet me shkrirje në kaosin total: tani konsiderohet një republikë e drogës, si Kolumbia e Evropës. Dhe: Shqipëria kërcënon të bëhet kërcënim për Ballkanin e paqëndrueshëm.
Një nga arsyet: Vendi është bërë republikë mafioze, klanet kriminale rregullojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normal, edhe blerja e votave në zgjedhje.
BILD tani janë regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – që tregojnë për herë të parë se ka pasur një plan sistematik nga partia qeverisëse socialiste e kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës. BILD tani publikon disa nga regjistrimet, disa prej të cilave vijnë nga i ashtuquajturi “184/2016″. Ato janë të gjitha shembuj të manipulimit, kërcënimit dhe blerjes nga lart poshtë tek zgjedhësi individual. Njerëz të politikës, njerëz të biznesit dhe kriminelë kanë punuar së bashku”.
PËRGJIMI 1 (Biseda e Ramës me Arben Keshin)
Arben Keshi: Hë shefi
Edi Rama: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.
Edi Rama: Ashtu është?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?
Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja
Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?
Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo
Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.
Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?
Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?
Arben Keshi: Po po në rregull
Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao
Arben Keshi: Ishalla, faleminderit
PËRGJIMI 2 (Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit)
Artan Gaçi: Mirëmëngjesi
Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre
Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty
Arben Keshi: Faleminderit
Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.
Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.
Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.
Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.
PËRGJIMI 3 (Arben Keshi me një të panjohur)
Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben Keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben Keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.
PËRGJIMI 4
Arben Keshi: Hë mo
0686434568: Dëgjo mo, kam një Altin këtu te Shtabi, se njof unë.
Arben Keshi: S’di gjo, kush Altin,
0686434568: Isuf Qokut, një ish nxënësit tim
ArbenKeshi: Po po ça ka ai
0686434568: Ai ka ni problem, problemi i atij është kështu. Ai do nja 200 mijë lekë. Kom katër vota. Se di unë kam fol me Shemsiun tha, e komunikova pardje sa u ndamë me atë. Ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emër tim ore
0686434568: Ia thashë o vlla në emër tand, në emër tim, në emër të drejtorit të arsimit. E mbarova atë punë. Edhe Gëzim Hoxhën që e kisha problem pak se ka qenë në Itali, në Amerikë domethënë. Është e mbaruar ajo punë. Bujar Kurtazën e kam komunikuar prapë sot dhe Vehbi Muhametin, atë e ke Kunata e Vehbiut është mbesa e Rem Ramës.
Arben Keshi: Ato vllaznit e Vehbiut na kan rraf tu u zonë, ti thu
0686434568: Jo ska lidhje me ata fare ai nuk është përzi. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuj mu. Unë unë ti kam mbaru të gjitha punët pa diskutim. Dhe bëja të qartë atij se ia kam bërë të qartë në sy Bujar Spahiut.
Arben Keshi: Po mirë në rregull.
PËRGJIMI 5
Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burr. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok
Telefonata e dyte
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë
Telefonata e trete
Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.
068 69 13 636: Ok.
PËRGJIMI 6
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Arben Keshi: Hë
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Arben Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth …(Nuk kuptohet)
Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok
PËRGJIMI 7
Arben Keshi: O Drin!
Drini Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Arben Keshi:Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi:: Mirë, mirë. Si është puna?
Drini Gjeci: Mirë.
Arben Keshi:: Është mirë puna?
Drini Gjeci: Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi:: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi:: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.
Drini Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.
PËRGJIMI 8 ( Arben Keshi dhe shefi i komisariatit të Kamzës)
Arben Keshi: Po
Sali Skura: Shef beni si të kam? Sala në Kmëz jam, si ta ka vallai?
Keshi: Hë mo ckemii? Si kalon ti?
Skura: Si është tu shku?
Keshi: Mirë duket, na këputet ju të Kamzës, Bllokoni autobusët e Kamëzs.
Skura: Po ore, kemi nxjerr poastbolloqet e Kamzëz. Nga ora tre e gjysë e kanë plan mu nis. I kemi marrë disa masa dmth.
Keshi: A janë shumë?
Skura: Po mendohet se janë 450 njerwz.
Keshi: I ka organizo Xhelali eee?
PËRGJIMI 9
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.
Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.
Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.
PËRGJIMI 10 (Keshi – Damian Gjiknuri)
Gjiknuri: Ca bohet
Keshi: Hic m
Gjiknuri: Naj merak na i gjo?
Keshi: Po duhet tvijn tani kto deputetet se kan ardh ato të PD-së
Gjiknuri: Tashi do vijn ato, se si duket fjetën icik se kan qen gjith notën aty. Tashi do vijn ato
Keshi: Skam flejt fare
Gjiknuri: E di, e di unë tashi ata do vijnë tashi
Keshi: që të vijnë të dalin nëpër qendra, që të vijnë edhe njerëzit tanë
Gjiknuri: Patjetër
Keshi: tani vëzhgusit e atyre janë tgjith nga rrethet kush si njef
Gjiknuri: E di e di ashtu i kanë sjellë ato se skan besim te ato të vetët. Mirë se do të cojë unë dhe ca cuna ti kesh aty ti një furgon kshu të jetë aty
Keshi: Mirë
Gjiknuri: i nisa unë që të rrin aty, do vijën te shtabi jot, ca kshu për cdo rast. Po mos dalin shum ata se janë tipa problematikë, gjithsesi të jenë aty. Hajt
Keshi: ok
PËRGJIMI 11 (Pjerin Ndreu-Drini Gjeçi)
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes
Drini Gjeçi: Mirëmëngjes
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?
Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë.
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të
Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklaroj hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.
Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë.
PËRGJIMI 12
Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.
Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.
Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?
Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.
Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull
PËRGJIMI 13 (Drini Gjeçi-Lavdrim Murati)
Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet.
Lavdrim Murati: Urdhro.
Drini Gjeçi:A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Drini Gjeçi:Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti.
Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke
Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Lavdrim Murati: Në rregull.
PËRGJIMI 14 (Bekim Krashi-Damian Gjiknuri)
Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punën
Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë mo merri ato gjërat dhe kërko mbështetje
Bekim Krashi: Po menaxhoj pra
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Po vij atje pa merak
PËRGJIMI 15
Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë…
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani
Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim
PËRGJIMI 16
Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini
Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër
Votuesi: A do të vish?
Bekim Krashi: T’u ardh jam
Votuesi: Hajde pra hajde
më tej në median shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/