Media gjermane në sulm/ ‘Bild’: Shqipëria Republikë mafioze’, “NZZ’: ‘Hollanda gati të...

Media gjermane në sulm/ ‘Bild’: Shqipëria Republikë mafioze’, “NZZ’: ‘Hollanda gati të kthejë vizat me Shqipërinë’

95
0
Shares

Dy nga mediat më të mëdha gjermane, përkatësisht “Bild Zeitung” dhe “NZZ”, i kanë kushtuar shkrime tronditëse sot Shqipërisë.

‘Bild Zeitung’ boton një artikull, ku bën fjalë për manipulim zgjedhjesh më 2017 në Shqipëri, duke i bashkangjitur edhe protokolle nga përgjime telefonatash

Ndërsa ‘NZZ’ analizon procesin e afrimit të Shqiëprisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Shkrimet janë botuar të plota edhe nga Deutsche Welle në versioni shqip

Bild Zeitung: ‘Shqipëria është një vend i bukur, por dhe një nga vendet më të prapambetura të Europës. Për turistët një vend i virgjër dhe me çmime të favorshme që ia vlen të vizitohet. Por ky vend rrezikon të zhytet në kaos: Ndërkohë konsiderohet si një republikë e drogës, si Kolumbia e Europës. Dhe Shqipëria riskon të bëhet një rrezik për Ballkanin e paqendrueshëm. Një nga arsyet është, se ajo po degradon në një republikë të mafies, ku klanet krimnale dominojnë politikën dhe jetën publike. Korrupsioni është normal. Po ashtu si edhe blerja e votave në zgjedhje.” …

“Prej muajsh ka demonstrata masive. Opozita akuzon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, se i ka manipuluar me ndihmën e mafies zgjedhjet parlamentare më 2017, duke blerë vota dhe duke i vënë nën presion përkrahësit e opozitës e madje edhe duke i penguar ata të votojnë.”

Gazeta Bild artikullit i ka bashkangjitur edhe botimin e segmenteve të reja nga protokollet e përgjimeve të hetuesve shqiptarë, përmes të cilave kuptohet, të ketë pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve më 2017.

Qëllimi: manipulimi i zgjedhjeve, blerja e votave, intidimidimi i zgjedhësve të opozitës, shkruan Bild Zeitung, duke publikuar edhe regjistrimet audio të bisedave telefonike mes zyrtarëve dhe përfaqësuesve lokalë në rrethe si dhe një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarit të Ministrisë së Brendëshme Arben Keshi.

Modeli i deritanishëm i BE-së për zgjerimin has në Ballkan në limitet e veta, nën këtë titull ‘Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) analizon situatën sa i përket mundësisë së hapjes së neogicatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më kot kryesia e BE-së përpiqet të gjejë një konsensus për vazhdimin e procesit të zgjerimit. Modeli i shkëmbimit ‘reforma kundrejt integrimit” është bllokuar, shkruan NZZ:

‘Që në shumë vende anëtare ka rënë fryma për zgjerimin, këtë e tregoi edhe fakti, se Komisioni raportin vjetor e publikoi pas zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, për të mos u dhënë me rekoamndimin e vet për hapjen e negocitave argumenta partive populiste të djathta në Europën Perëndimore. Ndërkohë që disa vende në Europën Lindore e mbështesin antarësimin e vendeve të Ballkanit. Ndër to edhe Polonia nga ndërmarrë një nismë në favor të integrimit të këtre dy vendeve.” …

“Deri tani po avancojnë në mënyrë të çalë negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Se sa delikat është procesi këtë e tregon edhe nisma holandeze, që i kërkon Brukselit të rishikojë pas 10 vjetësh liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Haga ankohet për rrjetet kriminale dhe imigracionin ilegal nga ky vend.” … „Që modeli i deritanishëm i zgjerimit të BE-së ha hasur në limitet e veta, këtë e ka bërë të qartë në mënyrë indirekte edhe vet e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini. Ajo tërhoqi vëmendjen duke publikuar raportin e progesit, se duhet të vlerësohen arritjet e këtyre vendeve. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë dëmtohet kredibiliteti i BE-së në rajon e më gjerë. Mos pranimi i ‘arritjeve hitorike” si kompromisi i emrit të Maqedonisë minon stabilitetin dhe pengon reformat e mëtejshme. Por edhe pse Mogherini përbetohet për kët tlinjë, fakt është që procesi i shkëmbimit, sipas të cilit vendet kandidate të ofrojën reforma dhe qendrim konform gjeopolitik në këmbim të hapave të integrimit me BE-në, prej kohësh nuk po funksionion”, shkruan ‘Neue Zürcher Zeitung”. Bild/NZZ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY