Në publikimin e 16 gazetës “Bild”, pjesë e dosjes 184, për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017 në Dibër, del komunikimi i njeriut të PS-së në këtë qytet me një votues ( Drini ). Votuesi e pyet biznesmenin Krashi se për kë duhet të votojë dhe se si t’ia konfirmojë këtij të fundit votën, ndërkohë që ky i fundit ia kthen hapur: “1-shin o Drini 1-shin. Bëje 1-shin, bëj 1 vizë dhe kaq. Do vij të të takoj nga afër”– tha biznesmeni.
PËRGJIMI 16
Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha…?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Kush?
Votuesi: Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini
Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër
Votuesi: A do të vish?
Bekim Krashi: T’u ardh jam
Votuesi: Hajde pra hajde
<iframe width=”708″ height=”398″ src=”https://www.youtube.com/embed/w_oS_JnWZe0″ frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/