Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A do t’i kërkojnë Majlinda Bregu dhe të tjerë falje Lulzim Bashës?

17/06/2019
A do t’i kërkojnë Majlinda Bregu dhe të tjerë falje Lulzim Bashës?
Share on FacebookShare on Whatsapp

A do t’i kërkojnë Majlinda Bregu dhe kontestuesit e tjerë të 2016 falje Lulzim Bashës? Kjo është pyetja normale që mund të bëhet sot, pas publikimeve të Bild dhe pasi sheh se çfarë qëndrimi kanë mbajtur këta për çështjen e zgjedhjeve në Dibër në shtator 2016.

Nëse i rikthehesh lajmeve të kohës kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale në Dibër,veç denoncimeve të PD për mënyrën skandaloze si po zhvillohej gara e atjeshme, të bien në sy dhe kritikat me të cilat përballej lidershipi i partisë nga drejtues të partisë.

Më aktive Bregu, e cila veç akuzave në kryesi, ndërmori edhe një tur në studiot televizive duke akuzuar Bashën dhe duke marrë të mirëqenë fitoren e PS, por edhe Selami e Imami kanë pasur jo pak kritika.

Sidomos pas shpalljes së rezultatit. ‘Selami, Bregu dhe Imami shpërthejnë kundër Bashës’… ky titull mbizotëron ditën pas zhvillimit të procesit elektoral në Dibër.

Kritikat ishin për të njëjtin proces për të cilin sot Bild ka publikuar fakte tronditëse të implikimit të një makine të tërë shtetërore,nga kryeministri tek drejtorët e ministrive në funksion të fitores së kandidatit socialist. Për të njëjtën çështje për të cilën PD kishte depozituar një denoncim zyrtar në prokurori, me emra dhe fakte që sot shqiptarët i panë të publikuara nga një gazetë gjermane. Denoncim nga i cili nisi hetimi që prodhoi këto fakte. Por asokohe askush nuk ja vuri veshin denoncimeve të PD. Asnjë media nuk u angazhua seriozisht të pasqyronte masakrën elektorale.

Prozhektorët e vëmendjes ishin drejtuar nga debatet e brendshme të demokratëve. Që me largimin e Berishës tashmë mund të prodhonin lajm dhe për ato çka diskutoheshin në mbledhjet e kryesisë.

Shumë prej drejtuesve të lartë të PD nuk u shqetësuan për krimin që bleu votat në Dibër, edhe pse kishte informacione dhe të dhëna për këtë. Nuk folën kurrë publikisht as për skandalet që pasuan ministrat e mazhorancës, por nuk u kursyen kurrë shigjetat për lidershipin e partisë që tashmë po qëndronte në opozitë.

Madje disa prej tyre edhe u shpërblyen me mbështetje në punësime ndërkombëtare. Sot, kur përgjimet nxorën hapur masakrën elektorale të Dibrës ndoshta është në nderin e këtyre ish drejtuesve të lartë të PD të kërkojnë ndjesë e të shohin pak më shumë tek gabimet e mazhorancës. Sigurisht që rezervat për mënyrën se si Lulzim Basha ka drejtuar dhe drejton PD mund të mbeten pjesë e agjendave të tyre.

Dhe kjo është e drejta e kujtdo që angazhohet seriozisht në politikën aktive. Por nëse pretendon se parimet dhe jo interesat kanë drejtuar karrierën politike, për hir të këtyre parimeve sot, kushdo që nuk ka besuar tek akuzat e demokratëve për zgjedhjet në Dibër duhet të kërkojë ndjesë e të ngrejë edhe njëherë gishtin ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Edhe pse ndoshta ndonjë mund ta bëjë këtë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, apo ndonjë tjetër mund të ketë mundësinë ta bëjë këtë edhe live, ulur në tavolinë në krah të Edi Ramës. /Opinion.al

Tags: Lulzim Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.