Rama nxjerr filxhanin në Pogradec dhe bën “fallxhorin”: “K”-ja bëhet ministër drejtësie

Rama nxjerr filxhanin në Pogradec dhe bën “fallxhorin”: “K”-ja bëhet ministër drejtësie

89
0
Shares

Kryeministri Edi Rama përvec fushates po bën edhe ‘show’ përpara qytetarëve.

Kreu i qeverisë ka nxjerrë nga xhepi një filxhan kafeje dhe ka nisur të bëjë fallxorin duke dhënë dhe “fatin” që sipas tij lexojnë liderët e opozitës.

Në shënjestër të ironisë ka qenë “Fallxhorja”, që për kreun e qeverisë është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Rama nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu.

“Është zona e Bahri Falliut kjo. Doja t’jua tregoja me filxhan në dorë se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut.

I thotë: “Faro. Shoh një peshk të madh këtu në formë F-je. Lek i madh Faro. Lek i madh”.

“Po kjo K-ja këtu? Koran?” – e pyet Faro.

“Jo Faro. Kjo K-ja këtu është Klevisi”- i përgjigjet ajo.

“Po çfarë kërkon ky këtu? Do të më hajë lekët mua? Fallxhorja i thotë: “Joooo… ëëëë…. T’i ha Faro, por shiko si hapet rruga e gjolit këtu dhe ja ku e ke ku del një I që është Iliri. Shikoje Faro si e bën Ilirin zjarr… Edhe gjoli bëhet tigan dhe K-ja bëhet ministër drejtësie” – tha Rama.

Më poshtë video e plotë. Shihni minutë e 39-të të videos për pjesën e filxhanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY