Maurizio Sarri ka lënë Chelsean për t’u bërë trajner i kampionit të Serie A, Juventusit.
Sarri nënshkroi një marrëveshje 3 vjeçare me Juventus.
Trajneri, i cili iu bashkua Chelseas në korrik 2018, udhëhoqi skuadrën drejt vendit të tretë në Premier Ligë dhe fitoi Europa League.
Mendohet se një tarifë kompensimi që e kalon 5 milionë paund është arritur mes dy klubeve për 60-vjeçarin.
Sarri do të zëvendësojë kolegun italian Massimiliano Allegri, i cili u largua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...