26 Bashkitë që njohin dekretin e Metës, KQZ iu vendos paralajmërime dhe...

26 Bashkitë që njohin dekretin e Metës, KQZ iu vendos paralajmërime dhe ultimatume

120
0
Shares

26 Bashkitë më të mëdha të vendit kanë filluar të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për të mos vijuar me zhvillimin e zgjedhjeve. Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos njohë dekretin e Presidentit Meta për zgjedhjet vendore, bashkitë e drejtuara me përfaqësues të zgjedhur nga radhët e opozitës kanë kërkuar anulimin e procedurave të nisura për zhvillimin e zgjedhjeve.

Panorama shkruan se përmes shkresave të firmosura nga vetë kryetarët e bashkive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i është kërkuar të bëjë lirimin e ambienteve, nën administrimin e këtyre bashkive të planifikuara për t’u shfrytëzuar si KZAZ, si dhe ndërprerjen e afishimit të listave të zgjedhjeve në qendrat e votimit.

Shkresat janë firmosur nga 15 drejtuesit e bashkive, që në zgjedhjet e vitit 2015 u zgjodhën nën logon e Partisë Demokratike. Vendimit të kolegëve të tyre iu bashkuan edhe 9 kryebashkiakët e LSI-së në të gjithë vendin dhe kryebashkiakët e PDIU-së në Peqin dhe Rrogozhinë.

Ndërkohë, KQZ,jo nën emrin e kryetarit të saj, paralajmëroi të gjithë kryebashkiakët që kërkuan lirimin e ambienteve, në të cilat do të mbahen zgjedhjet e 30 qershorit të mos kryejnë asnjë veprim antiligjor pasi do të paditen penalisht. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, theksoi se kërkesat e kryebashkiakëve janë në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor.

*Marrë më shkëputje nga PANORAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY