Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media greke: Shqipëria në krizë politike, moment kritik për perspektivën evropiane

14/06/2019
Pronat, mediat greke: Tsipras i bëri presion Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat greke i kanë kushtuar sërish vëmendje situatës politike në Shqipëri në një kohë kur pritet dhe vendimi i Këshillit të Europës për çeljen e negociatave, por përshkruan dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe qëndrimin e shtetit fqinj për integrimin e Shqipërisë.

E përditshmja greke, macropolis.gr ka bërë një analizë të gjatë përsa i përket situatës dhe qëndrimit të Greqisë ndaj çeljes së negocatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është hera e parë që Shqipëria po përballet me një krizë politike dhe institucionale. Por kësaj radhe, ajo përputhet me një moment kritik për Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivat e tyre evropiane”, shkruan media greke.

Sipas saj asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet, në një kohë që BE dhe SHBA u kanë kërkuar të gjejnë një mënyrë për të lehtësuar tensionin përmes dialogut. E duke folur për rolin e Greqisë në këtë sfond, ajo shkruan se Greqia ka shmangur çdo lloj lëvizjeje që do të shihej si një përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.
Po pse është e shqetësuar Athina për këto zhvillime në Shqipëri?

Sipas macropolis.gr ka një sërë arsyesh. Së pari, qeveria greke e konsideron Edi Ramën një njeri me të cilin mund të flasë dhe të paktën të ketë mirëkuptim për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe.

Dy ish-ministrat e jashtëm të vendeve, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, mundën të arrijnë një marrëveshje në parim për disa çështje të pazgjidhura. Por kjo nuk u mbyll për shkak të mungesës së vullnetit politik në të dyja anët dhe kryesisht për shkak të frikës në Athinë se pas Marrëveshjes së Prespes nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për të nënshkruar marrëveshjen me Tiranën.

Alexis Tsipras gjithashtu ka zhvilluar bisedime të shpeshta me homologun e tij shqiptar dhe në fakt gjatë takimit të tyre të fundit në kuadër të Samitit të Dubrovnikut në prill arritën të bien dakord mbi çështjen që lidhet me pronat e pakicës greke në Shqipëri. Megjithatë, kjo çështje është ende në pritje.

Perspektiva e BE-së dhe qëndrimi i Greqisë për çeljen e negociatave
Shqipëria duket të jetë e destinuar të mos marrë një datë për të çelur negociatat e anëtarësimit me BE në Këshillin e ardhshëm të Evropës, në qershor. E ardhmja e saj evropiane po bëhet gjithnjë e më e turbullt që kur qeveria e Ramës është akuzuar për korrupsion.

Athina zyrtare ka shqetësimin se kriza politike në Tiranë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, e cila për Greqinë shihet si një parakusht i madh për shpresat e Shqipërisë për në BE.

Në një intervistë televizive në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm Giorgos Katrougalos përdori shembullin e Marrëveshjes së Prespës për të dalluar dy vendet që synojnë BE dhe për të theksuar nevojën e rezolutave mbi çështjet në pritje. Ai tha se “me Marrëveshjen e Prespes ne kemi nxjerrë Maqedoninë e Veriut nga ekuacioni i paqëndrueshmërisë. Zhvillimet e fundit në Shqipëri tregojnë se sa e rëndësishme është kjo për stabilitetin në rajon dhe për interesat tona kombëtare”.

Ende nuk është e sigurt nëse qeveria aktuale greke do të kishte dhënë mbështetjen e saj të plotë ndaj Shqipërisë në Këshillin e ardhshëm të BE. Më 30 maj, Athina paralajmëroi gjithashtu Tiranën duke nënvizuar se “Greqia po punon drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet kursin e saj të pranimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e vetëkuptueshme që vlen për të gjitha vendet për anëtarësim, që ajo të plotësojë të gjitha kushtet përkatëse. Siç bëhet e qartë edhe në raportin përkatës të Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe përbën një pjesë integrale të 5 prioriteteve kyçe për fillimin e negociatave të pranimit me BE, përmbushjen e i cili do të shqyrtohet ekskluzivisht nga Këshilli Evropian”.

Macropolis.gr shkruan se është e sigurtë që Këshilli i ardhshëm i Evropës nuk do të japë pëlqimin e tij, sidomos pas dështimit të bundestagut gjerman për të marrë ndonjë vendim për të mbështetur nëj datë për çeljen e negociatave me këto dy vende, si dhe duke pasur parasysh skepticizmin e disa vendeve anëtare të BE, vendimi ndoshta do të merret në vjeshtë.
Greqia do të shkojë në zgjedhje dhe me shumë gjasa vendimi për këto dy vende do të jepet në vjeshtë. Macropolis.gr shkruan se partia kryesore opozitare e Greqisë e ka të qartë qëndrimin për Shqipërisë. Disa muaj më parë minsitri i jashtëm në hije i Demokracisë së Re, Giorgos Koumoutsakos tha se partisë së tij nuk do i pëlqente që Shqipëria të ishte një hap më pranë anëtarësimit në BE. Duke folur për një radio në Greqi ai ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të shqyrtohen veç e veç dhe jo si një “paketë”.

Por edhe pse diplomatët grekë janë pro dhe kundër çeljes së negociatave ata besojnë se një zvarritje e procesit integrues të Shqipërisë nuk është në përfitim të Greqisë, pasi do të dëmtonte “stabilitetin e vendit fqinj dhe interesat kombëtare”./Panorama

Tags: media greke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

“Puthu me Dashin”, Berisha ironi me Ramën, Kryeministri pretanton Dash Sulën tek të vetët

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

Berisha: Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut pas refuzimit të takimeve

13/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.