Bebe Rexha është irrituar nga papacarët, të cilët e kanë fotografuar në një moment jo të përshtatshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare mesa duket nuk është trembur fare prej faktit se është fotografuar në një moment të keq, duke e rihedhur foton në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo është veshur sport në një ditë të zakonshme dhe me flokët e çrregullta, një pamje që jo shumë herë e shohim. Bebe dhe pse nuk i ka pëlyqer fakti që e kanë cënuar në privatësine e saj, jep një mesazh të fortë.
Ajo shkruan: E urrej kaq shumë këtë foto nga papacarët, por une e postova për tiu treguar se është e vërtetë. Kisha dalë të blija sende ushqimore dhe për të blerë bileta lotarie. Dhe meqë ra fjala fitova 25 dollarë.
Bebe nuk është hera e parë që është kaq e drejtpërdrejtë, pasi në çdo moment është duke treguar origjinalitetin dhe thjeshtësinë.
(K.Balliu/DRONI.al)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/