Zhvillime të njëpasnjëshme politike raportohen të ndodhin, fill pas situatës të krijuar me anulimin e dreketit për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Së fundmi, e ngarkuara me punë ne Ambasadën Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ka nisur një takim në presidencë me kreun e shtetit, Ilir Metën.
Temë e këtij takimi mendohet se është situata politike në vend ku ndërkohë që Kuvendi po diskuton për pikën e rendit të ditës për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.
Ndërkohë nga ana tjetër, mazhoranca vijon të jetë këmbëngulëse dhe e vendosur për realizimin e zgjedhjeve me 30 Qershor. Sot në Kuvend, në orën 12:00, Edi Rama ka paralajmëruar se do të flasë për këtë çështje ndërkohë që PS ka paraqitur një mocion dhe rezolutë kundër Presidentit.
Po sot, në orën 17:00, pas këtij debati, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar mbajtjen e një konference shtypi, fill pas mbarimi të diskutimit në Kuvend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/