Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Holanda i dha fund shpresës”, reagimi i fortë i Kryemadhit: Faji i Ramës dhe miqve më të mirë të Rilindjes

13/06/2019
VIDEO/Kryemadhi bën thirrje: O sot o kurrë! Të hënën LSI t’i bashkohet protestës të studentëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në fokus të reagimit të saj të sotëm është vendimi i Holandës për tiu kthyer vizat Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryemadhi liston të gjitha aryset qe kanë çuar Holandën drej këtij konkluzioni, ndërsa thotë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve, pasi u propagandua se do të hapeshin negociatat.

Kryemadhi tha se shkak është bërë korrupsioni dhe krimi i organizuar që ajo i cilësoi si “miqtë më të mirë të Rilindjes”.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Holanda dje i dha fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor, duke shpjeguar qartë arsyet kryesore të këtij vendimi.

Parlamenti holandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes.

Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët holandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.

Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian.

Ky votim i Parlamentit holandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit.

Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.

Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Holanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?!

Ata harrojnë se integrimi evropian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar.

Integrimi do të thotë standarde, mirëqeverisje, mirëqenie për qytetarët. Seriozitet dhe besueshmëri me partnerët. Kjo është ajo ç’ka mungon sot dhe është për të ardhur keq që kanë kaluar 3 vite që qeveria i shet negociatat si të çelura dhe çdo vit ne presim me padurim hapjen e një kapitulli historik për vendin.

Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste, por në radhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.

Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas!

Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!

Tags: Holandamonika kryemadhireagimVizat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.