Gazeta Gjermane: Rama po luan zjarrvënësin e negociatave, krimi e korrupsioni në...

Gazeta Gjermane: Rama po luan zjarrvënësin e negociatave, krimi e korrupsioni në nivele të larta qeveritare

90
0
Shares

Gazeta kryesore gjermane Frankurter Allgemeine Zeitung sot në një artikull të korrespondentit Michael Martens mbi çellen e negociatave për BE nga Maqedonia argumenton se Edi Rama po luan ngatërrestarin e zjarrvënësin çka ka shkaktuar shqetësim në Shkup e në qeverinë “mike” te Zoran Zaevit.

Edi Rama kërcënon pas kulisave se në rast se Maqedonia shkëputet nga Shqipëria dhe merr e vetme çeljen e negociatave atëhere Rama do shtrojë çështjen e Shqipërisë së Madhe pra bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e troje të tjera përfshi edhe ato të Maqedonisë.

Gazeta si dhe më parë përsërit se pengesa për Shqipërinë janë mosfunksionimi i drejtësisë, krimi, korrupsioni e mosndëshkueshmëria e nivele të larta qeveritare ndërsa pë Maqedoninë, e cila arriti marreveshje me Greqinë e Bullgarinë, kritikat janë të kapercyeshme.

Në rrethana të tjera fjalë të tilla do të dukeshin si ato të fqinjit xheloz e gojështhurur. Por Rama po e ka bërë këtë edhe më parë duke treguar se është i gatshëm të luajë me zjarrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY