Një vizitor i veçantë u ndodh dje në stadiumin ku luhej ndeshaj kryesore për Kombëtaren. Granit Xhaka ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Moldavi, së bashku me të atin Ragip Xhaka dhe vëllain Agon Xhaka.
Xhaka është me origjinë shqiptare i cili luan si mesfushor për klubin anglez Arsenal në Premier League dhe për kombëtaren zvicerane.
Kujtojmë se Shqipëria mundi Moldavinë me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për eliminatoret e Europianit. Golat e Cikalleshit dhe Ramadanit, i dhuruan fitoren e parë trainerit Edi Reja, në drejtimin e kuqezinjve.
SHQIPËRI-MOLDAVI 2-0
Golat u shenuan nga Cikalleshi 65′, Ramadani 90+2′
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/