Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/LSI i kthehet Ramës: Po kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin

11/06/2019
‘Kryeministri pastron para’, Vasili thirrje shqiptarëve: Dilni në protestë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar së fundmi se ajo që po cënon demokracinë në Shqipëri është  puçi kushtetues i Rilindjes dhe skenarit të saj kriminal për rrëmbimin e të gjitha pushteteve.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se pushteti që grabit qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive të përmasave gjigante, si rruga Milot-Balldren, Unaza e Re, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi e të tjera e të tjera, po tenton që t’i japë edhe demokracinë krimit me koncesion.

“Edi Rama është i vetmi njeri në mënyrë të drejtpërdrejtë në krye të qeverisë i interesuar që në Shqipëri të vendoset monizmi, pra zhdukja e pluralizmit politik e cila është ëndrra e tij e vjetër. Me çdo mekanizëm kriminal përpiqet ta vërë në jetë. Dhe së dyti kërkon të vendosë në konflikt të fortë civil dhe social popullin dhe nëpërmjet kësaj ndasie të përpiqet të shtojë dhe të shtyjë orët e tij të pushtetit“, tha Vasili.

Vasili theksoi se Presidenti i Republikës në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me detyrat e kompetencat që kjo Kushtetutë i vendos atij, ka nxjerrë dje një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, pra të anulimit të datës së këtyre zgjedhjeve.

“Presidenti i Republikës ka kryer me këtë dekret një veprim kushtetues, i cili ka mbrojtur dy kolonat e Republikës tonë Parlamentare. Ka mbrojtur pluralizmin politik, si instrumenti që prodhon të gjitha pushtetet dhe u garanton qytetarëve mundësinë që të zgjedhin dhe të zgjidhen. Dhe së dyti ka mbrojtur atë më themelorin, unitetin e kombit nga një rrezik ekstrem konflikti civil dhe social e të pa shembull“,-thotë Vasili.

Në këto rrethana, shton Vasili,  Rilindja e interesuar të përvijojë puçin kushtetues të rrëmbimit kriminal të pushteteve, po tenton me çdo mjet dhe me çdo kusht që të pengojë të gjitha veprimet të cilat mbrojnë pluralizmin dhe mbrojnë qetësinë dhe unitetin e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/743531589399839/

Tags: deklarateLSImetaRamaVasili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.