Vasili: KQZ, kamikaze antiligj e Rilindjes! Ja faktet

Vasili: KQZ, kamikaze antiligj e Rilindjes! Ja faktet

95
0
Shares

Pas vendimit të djeshëm të KQZ, e cila në mënyrë antiligjore, e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e 30 qershorit, si datë zgjedhjesh lokale, reagon sërish nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas tij, anëtarët që morën këtë vendim janë kamikazë antiligj të Rilindjes.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

KQZ kamikaze antiligj e rilindjes.Ja faktet !!!

KQZ dje vendosi ne menyre antikushtetuese,
antiligjore dhe amorale te refuzonte dekretin e Presidentit per shfuqizimin e dates 30 qershor 2019 per zgjedhjet lokale.

Po cilet jane keta kamikaze te rilindjes ne KQZ dhe si e dhunojne ata ligjin ne emer te rilindjes ??

Po keta kamikaze antiligj ne maj te vitit 2017 anulluan pa dekret zgjedhjet lokale per Kryetar Bashkie ne Kavaje ne date 7 maj 2017.

Ja faktet:

Ne 5 maj 2017 vetem dy dite perpara zgjedhjeve Edi Rama deklaronte ne konference shtypi:

“Disa e shikojnë 7 majin si ditën që shteti do të tregoje forcën me çdo çmim. Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, dhe çadra është ngritur për këtë qëllim.
Unë i kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë që të tërhiqet. Këtë ja ka kam kërkuar edhe kandidatit tjetër”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Pas kesaj deklarate KQZ anulloi zgjedhjet ne Kavaje.

Me cfare dekreti i anulloi zgjedhjet KQZ ne ate kohe???

Pergjigja eshte e thjeshte: pa asnje dekret,por thjesht me qejfin politik te Edi Rames kamikaxet e e tij ne KQZ i anulluan zgjedhjet e 7 majit per Kryetar Bashkie ne Kavaje.

Dekreti i Presidentit Nishani ka dale vetem ne 21 maj,lexojeni vete:

“D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË
Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 10, pika 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 3, pika 3 të ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
D e k r e t o j
Neni 1
Caktimin e datës 25 Qershor 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10352
Tiranë më 21.05.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI”

Po kjo KQZ banditeske,qe ne maj te 2017 pranonte me vrap terheqjen e Edi Rames,ben te kunderten ne zgjedhjet lokale 2019 kur kandidatet e subjektit politik Bindja Demokratike kerkojne te terhiqen nga gara, bile merr vendimin e mospranimit te terheqjes se tyre dhe vazhdimin e detyruar te gares.

Ja njoftimi i KQZ per shembull per kandidatin e Bindjes Demokratike per bashkine e Lezhes Salvator Kacaj

“Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së për mediat.

E njejta gje per kantidatin e Bindjes Demokratike Ylber Gjeta i cili ne 24 maj 2019 depoziton doreheqjen si me poshte:

“Për këto arsye unë jap dorëheqje të parevokushme nga kandidimi për kryetar të Bashkisë Kamëz.
Deklaroj se në këtë moment mungon vullneti im për të kandiduar si kusht i nevojshëm sipas nenit 72 të Kodit Zgjedhor.”

Ndersa KQZ vazhdon dhe miraton ne 6 qershor 2019 edhe rreshtimin ne flete votimi te Ylber Gjetes ja pjese nga vendimi:

“Në mbledhjen e datës 06.06.2019 KQZ organizoi shortin sipas procedurave të përcaktuara
në Udhëzimin nr.3, datë 04.03.2015 “Për procedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e
renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
Në përfundim të zhvillimit të shortit, rezultoi se, z. Rakip Suli renditet i pari, z. Ylber Gjeta
i dyti.”

Cdo koment me tutje s’ka asnje vlere.

Mbetet i padiskutueshem vetem fakti,qe Shqiperia eshte realisht pa KQZ dhe kjo KQZ eshte jo administruesja, por manipuluesja kryesore e zgjedhjeve.

Cuarja perpara pergjegjesise ligjore e ketyre kamikaxeve eshte vetem hapi i pare per te rikthyer integritetin e rrenuar te zgjedhjeve ne Shqiperi per shkak te te tille abuzuesve me ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY