Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ja vendimet që u morën

11/06/2019
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ja vendimet që u morën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli Kombëtar i PD u mblodh për të diskutuar situatën politike, pasi presidenti Ilir Meta nxori një dekret të ri për shfuqizimin e 30 qershorit si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale.

Vendimet që u morën janë këto:

V E N D I M

Nr. 20/2, datë 11/06/2019 

MBI QENDRIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE PËR THELLIMIN E KRIZËS POLITIKE, KUSHTETUESE DHE INSTITUCIONALE NË SHQIPËRI

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 11 Qershor 2019,

VLERËSON SE NË KUSHTET KUR:

  • Është provuar para shqiptarëve dhe mbarë botës se qeveria është produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç dëshmojnë dosjet në Prokurori dhe përgjimet e bëra publike në median ndërkombëtare, të cilat vërtetojnë krimin elektoral, si dhe marrëveshjen para dhe pas elektorale, midis drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste dhe grupeve më të rrezikshme kriminale në vend;
  • Edi Rama po rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të vendit dhe themelet e demokracisë, duke tentuar, së fundmi, organizimin e një grushti shteti ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet vijimit të një farse elektorale, që synon marrjen me dhunë të pushtetit dhe eleminimin e pluralizimit politik;

 

(III) Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të lirë e të ndershëm Policinë dhe Shërbimin Informativ, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

 

(IV) Qeveria e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social;

 

(V) Qeverisja ka degraduar në nivele të paprecedenta korrupsioni, me grabitje qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive, si Kullat tek “Teatri Kombëtar”, Unaza e Re, rruga Milot-Balldren, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi, inceneratorë etj.

DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË:

  • Vendimin nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, ku përcaktohet se: “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.”.
  • Krizën e rëndë politike në vend, që nuk mundëson standardet demokratike minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  • Situatën e re politike të krijuar pas anulimit kushtetues të datës së zgjedhjeve lokale në vend, dhe qëndrimin e Edi Ramës se do të shkojë në zgjedhje pavarësisht këtij fakti.

Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 dhe nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, nё mbledhjen e datës 11/06/2019,

 

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

 

V E N D O S I:

  1. Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
  2. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë.
  3. Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.
  4. Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak.
  5. Ngarkohet Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm që të ndjekë zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

KRYETARI I KËSHILLIT                                                           KRYETARI

BUJAR NISHANI                                                                    LULZIM BASHA

 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

GAZMENT BARDHI

Tags: basha keshilli kombetarPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.