Teksa ishte drejt fundit të fjalës së tij, duke cituar nenet e Kushtetutës, presidenti Meta ka ç’dekretuar live dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Për Metën, shtyrjet e zgjedhjeve janë bërë në kushtet e rrethanave të caktuara dhe kanë bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e presidentit.Presidenti i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit. Ndaj Presidenti ka ndërhyrë që kriza të marrë zgjidhje.
Së fundmi, zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor pa garë do të cenonte integrimin e vendit, do të minonte procesin e hapjes së negociatave dhe do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Presidenti pasi firmosi dekretin përpara të gjithëve bëri shqiponjën me duar.
“Ftoj të gjithë aktorët e përgjegjëshëm vendas dhe ndërkombëtarë që të kontribuojnë në dialog për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit. Ndaj unë tani para jush po nënshkruaj këtë dekret për anulimin e zgjedhjeve,”– tha Meta para se të hidhte firmën përpara mediave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/