AUTOPSIA/Humbi jetën në sallën e lindjes, nga se vdiq 25-vjeçarja Rexhina Debrova

AUTOPSIA/Humbi jetën në sallën e lindjes, nga se vdiq 25-vjeçarja Rexhina Debrova

228
0
Shares

Rreth një muaj pas vdekjes së nënës së re në maternitetin e Elbasanit ka dalë autopsia mjeko ligjore për vdekjen e 25 vjecares Rexhina Debrova.

Mjeku ligjor Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

Nga kqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshmë të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY