Anulimi i zgjedhjeve, PS nis procedurat për shkarkimin e Metës

Anulimi i zgjedhjeve, PS nis procedurat për shkarkimin e Metës

93
0
Shares

Gjatë kohës që Presidenti Ilir Meta po jepte argumentat lidhur me vendimin e tij per të shtyrë zgjedhjet, Kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS në një mbledhje urgjente.

Mësohet se Rama ka kërkuar takim me ambasadorët e Bashkimit Europian. Takimi do të mbahet në orën 11:00 në zyrën e ambasdorit të BE-së Luigi Soreca.

Kjo kërkesë ka ardhur pas anulimit të zgjehdjeve të 30-qershorit nga ana e presidentit Ilir Meta.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka vendosur të nisë procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Duke folur pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Elisa Spiropali është shprehur se të enjten do të ketë një seancë të gjatë për vendimin e presidentit. Spiropali u shpreh se do të jetë Kuvendi do të nisë procedurat për të nisur shkarkimin e Ilir Metës si president i Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY