Wadephul: Partitë të pranojnë vendimin e presidentit

Wadephul: Partitë të pranojnë vendimin e presidentit

95
0
Shares
Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul shprehet në një deklaratë, se ekziston një situatë e re politike në Shqipëri. Palët duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, thekson ai.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, reagoi të dielën në një deklaratë për redaksinë e Deutsche Welles ndaj vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania “.

Pak para marrjes së vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta kishte qenë për një vizitë në Berlin, ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Wadephul.

Nderkohe edhe CDU/CSU ka leshuar nje deklarate per media ku konfirmohet qendrimi i Wadephul.

ketu lecohet dekl e plote:

https://www.cducsu.de/presse/pressemitteilungen/albanien-alle-seiten-sollten-jetzt-weg-der-versoehnung-suchen

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY