Në mbyllje të protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar, kreu i PD iu drejtua edhe një herë qytetarëve nga selia blu.
Teksa falënderoi edhe një herë pjesëmarrësit në protestë, në fjalën e tij Basha u shpreh se, zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet
“Forca e pandalshme është populli, jeni ju. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këtë pjesëmarrje gjigante edhe në këto 4 muaj protestash të fuqishme. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet.
Bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë, Rama ik”, u shpreh Basha.
LIVE – Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e nuk çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë e nuk çohet para drejtësisë. Standardet e Evropës, vlerat e Evropës, normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës e të bandës së tij të grupimeve kriminale. #ShqipëriaSiEuropa #8Qershor
Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 8 juin 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/