Presidenti Meta shtyn zgjedhjet, reagon Rama: Në 30 qershor do ketë zgjedhje

Presidenti Meta shtyn zgjedhjet, reagon Rama: Në 30 qershor do ketë zgjedhje

156
0
Shares

Vetëm pak minuta më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta shpalli vendimin për çdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore.

Por ky vendim nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Berati u tregua këmbëngulës.

Ramau shpreh se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen, sepse zgjedhjet nuk janë as të presidentit dhe as të partive politike.

Edi Rama: Mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye të vetme. Për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, por marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrimi i reformës në drejhtësi. Por as qeverinë se marrin dot dhe as reformën dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje sepse zgjedhjet nuk janë as të partive dhe as të presidentit.

Mbajeni mend zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe ato tespije do të shpërbëhen nga duart e  plakut dhe kokrrat do të shpërndahen dhe kokrrat që janë rrumbullake do të vazhdojë ripërtëritja e opozitës. Me kokrra me gunga do të merret drejtësia.

Një forcë që i thotë vetes opozitë dhe pret të errësohet për të komunikuar me popullin. Më vjen në mendje fjala ujku mjegull do, por ata nuk janë as ujq. Se ça janë secili le ta zgjedhi krahasimin, por janë larg së qeni ata që demokratët të jenë në krye. 

Gabojnë shumë me këto lëvizje që bëjnë sepse unë jam gjithmon 3 lëvizje përpara, asnjëherë, as edhe sot nuk më kanë kapur në befasi. Kësaj here do çuditen edhe më shumë se çfarë ka për t’ju ndodhur. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY