Maliqi për Metën: Bëri veprim prej pushtetari largpamës, do të mbetet në...

Maliqi për Metën: Bëri veprim prej pushtetari largpamës, do të mbetet në histori

119
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi ka përshëndetur  anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta.

Në një postim në facebook, Maliqi  thotë se Meta bëri një veprim dinjitoz prej pushtetari largëpamës dhe shmangu një konflikt të mundshëm civil.

Maliqi: Veprim dinjitoz prej pushtetari,largpamësi,mbi palet,në shërbim të interesave të vendit dhe të ardhmes Europiane.Vendimi i Presidentit shmangu përplasjen e mundshme civile dhe kthimin e vendit në diktaturë,pasi pasojat do ishin shumë të rënda më 30 Qershor deri dhe në viktima.Demokracia do ishte në rrezik,vota e lirë në rrezik dhe e ardhmja Europiane në rrezik.

Për Maliqin, me dekretin e sotëm Meta do mbetet në histori. Ai thotë se kushtet tashmë janë për dialog.

Maliqi: Presidenti uli tensionet tregoi veten që eshtë mbi palët,tregoj veten që eshte student i Dhjetorit ’90 me vizion Perëndimor.Veprimi i tij do ngelet në histori, pasi shmangu gjakderdhjen që mund të ndodhte më 30 Qershor dhe shmangu instalimin e Diktatures.Rama të ruaj qetësinë ti thërras arsyes.Basha të ul tonet dhe të shkoj drejt dialogut dhe zgjedhjeve të parakohshme me standarte Europiane dhe ndryshim sistemi elektoral.Sot fitoi Demokracia,fitoj Shqiperia,fitoi e ardhmja Europiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY