Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skandali/ 20 të dyshuar për përgjimet, në listë 5 prokurorët që hetuan çëshjen

06/06/2019
Skandali/ 20 të dyshuar për përgjimet, në listë 5 prokurorët që hetuan çëshjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën 20 është numri i personave të dyshuar për rrjedhjen në media të përgjimeve të dosjes “339”,  ku kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako komunikon me anëtarë të grupit Avdylaj nga Shijaku. Të dyshuar janë prokurorët dhe oficerët që kanë hetuar çështjen, por edhe oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të sektorit të përgjimeve.

Prokuroria e Përgjithshme, Krimet e Rënda dhe Prokuroria e Tiranës janë përfshirë në verifikime për mënyrën si kanë rrjedhur në media përgjimet e dosjes “339”.

Të dyshuarit janë afro 20 persona nisur nga prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe drejtues të prokurorisë së Krimeve të Rënda, si dhe punonjës të sektorit të përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithsme, që janë të dyshuar për nxjerrjen e përgjimevë në dosjen hetimore “339”.

Fillimisht me hetimin e saj është marrë prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, dhe pas transferimit të tij në Shkodër dosja kaloi në duart e prokurorëve të tjerë si Besim Hajdarmataj, ish-kreu i Krimeve të Rënda e më pas te pasardhësja e tij Donika Prela, e më pas dy prokurorët që kanë aktualisht dosjen janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pas publikimit të materialeve nga gazeta gjermane “Bild”, organi i akuzës i kryeqytetit ka nisur një hetim për nxjerrjen e materialeve hetimore nga dosja, e cila po shoqërohet edhe me një hetim administrativ nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda për të parë gjithe intinerarin që kanë përshkruar CD me përgjime.

Por ky nuk është hetimi i parë i nisur për këtë fakt, pasi një i ngjashëm nisi edhe në muajin janar, kur u publikuan përgjimet e para të transkriptuara te Zëri i Amerikës.

Hetimi u pasua edhe me një kallzim të bërë nga oficeri i policisë gjyqësore Petrit Gjeci, i cili ishte marrë me këtë dosje.

Ai kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës 4 prokurorë të Krimeve të Rënda, Donika Prelën, Vladimir Marën, Dritan Prençin si dhe Besim Hajdarmatajn për nxjerrje të sekretit hetimor.

Sipas Gjecit, të katër prokurorët e mësipërm janë përgjegjës për zbulimin e informacioneve që përmban dosja “339”, të publikuara në shkrimin e Zërit të Amerikës në atë kohë, ku u zbuluan të dhëna mbi shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës në Durrës, Kavajë, Dibër dhe Lezhë./oranews

Tags: bildpergjimevangjush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026
EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

EDONA HAKLAJ/ Edi Rama o hajdut! Sheshi u lirua

24/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.