Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paralajmërimi i ish- Presidenti: Klani kriminal i Shijakut është veçse maja e ajsbergut

05/06/2019
Paralajmërimi i ish- Presidenti: Klani kriminal i Shijakut është veçse maja e ajsbergut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe ish- Presidenti, Bujar Nishani reagon pas publikimeve të përgjimeve sot në gazetën “Bild”, ku shfaqej koka e grupit të bandës së Shijakut Astrit Avdylaj duke biseduar me zyrtarët të lartë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kreu aktual i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Nishani shprehet se klani kriminal i Shijakut është maja e ajsbergut të mafies  shqiptare, e cila është krijuar pas vitit 2013.

Sipas tij situata sot në Shqipëri është emergjencë ! Asnjë hetim normal, i pavarur dhe i plotë nuk mund të bëhet pa u larguar kjo qeveri dhe kreu i saj

Reagimi i Bujar Nishanit:

Publikimi i përgjimeve nga gazeta Bild nuk është thjesht denoncimi se si disa gangësterrë blejnë ca vota për pushtetin apo që kërcënojnë e shantazhojnë votuesit e opozitës. Jo ! Sot kemi denoncimin më të madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit dhe me të të kapë dhe dominojë një shtet të tërë.

Përgjimet e Bild janë veçse një pjesëz e batakut të madh e të qelbur të të ashtuquajturave zgjedhje të 2017 ! Klani kriminal i Shijakut është veçse maja e ajsbergut të mafies shqiptare të krijuar që prej 2013-s, rritur e forcuar në kulminacionin e saj më 2017 dhe sot në 2019 ka shtrirë metastazat e saja në çdo pjesë të shtetit tonë, duke helmuar çdo pjese të të gjitha pushteteve.

“Para-forcë-pushtet-para”, është gardhi rrethues i vathës ku janë mbledhur grabitës të lirisë dhe të drejtave më fondamentale të shqiptarëve, mashtrues e spekullantë, avoketër e maska të vetë mafias shqiptare. Manipulatorët e zgjedhjeve, zhvatësit e pasurisë, pushtuesit e institucioneve, deformuesit e medias, asgjesuesit e drejtësisë.

Të gjithë këta bashkë si zhbërës të Shqipërisë dhe persekutorë të shqiptarëve tashmë në kohërat moderrne. Këta, që deri dje i quanin shqiptarët çdo ditë si “dele”, sot dolën cullak të jenë këta vetë dele të vathës së mafies shqiptare. Përgjimi i mafiozëve të Shijakut tregoi alternativën, programin, premtimet, angazhimet elektorale të “rilindjes”, tregoi vizionin e modelin e saj qeverisës.

Tregoi zgjedhjet vetë ! Përgjimi mafiozëve të Shijakut tregoi në të vërtetë standardin e reformës në administratën publike. Përgjimi i mafizove të Shijakut në 2017, tregoi ku jemi sot në 2019 dhe se kush kërkon të na qeverisë, drejtojë, edukojë, kulturojë, prosperojë, perfaqësojë neve edhe më tej.

Partia Socialiste është një parti e madhe pa dyshim. Ka potencialet e saja të përfaqësimit dhe vlerave për aq sa ka. Ajo nuk duhet ngarkuar dhe profilizuar me atë çka është sot identiteti i plotë i “rilindjes”. Por ata sot duhet të ndihen jo vetëm të mashtruar e të keqpërdorur por duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë përkatëse për dëmin e shkaktuar nga vatha e “rilindjes” dhe delet e mafiozëve që kanë dominuar shtetin në emër të tyre.

Situata sot në Shqipëri është emergjencë ! Asnjë hetim normal, i pavarur dhe i plotë nuk mund të bëhet pa u larguar kjo qeveri dhe kreu i saj nga pushteti absolut që ka vendosur mbi të gjitha institucionet e vendit e specifikisht mbi prokurorinë e kapur egërsisht prej tyre. Sot emergjente është dorëheqja e menjëherëshme e kësaj qeverie dhe kryeministrit aktual. Emërimi i një Prokurori të ri të Përgjithshëm dhe të një Task-Force hetimore prokurorësh ndërkombëtarë me konsensusin e opozitës.

Hapja e hetimeve kombëtare antimafia për krimet elektorale në zgjedhjet e 2017 dhe atyre të parakohëshmet në bashkitë e Korçës dhe Peshkopisë. Asnjë reformë e thellë kushtetuese dhe ligjore për ndërtimin e institucioneve të forta e të pavarura, apo zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të mund të bëhet në këtë vend pa patur një hetim të plotë dhe përballje me ligjin të mafies së instaluar në pushtet.

Kush mendon se kjo do të kalojë pa penalizim ligjor apo do të lihet në harresë konsensuale, gabon rëndë. Qeveria e ardhëshme do të duhet që në vendimin e saj Numër 1, ti shpallë luftë mafies! Luftë në kuptimin e plotë dhe gjithë dimensional të fjalës dhe aktit.

Kjo luftë do të shpëtonte dhe vetë delet nga vatha e mafias. Ato mund të shpërndahen edhe nëpër pyll por të paktën do të dalin prej asaj vathe.

Tags: bujar nishanipergjimebild

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.