Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Basha takime me drejtuesit e lartë të Ekonomisë, merr mbështetjen e ekspertëve dhe partnerëve

05/06/2019
FOTO/Basha takime me drejtuesit e lartë të Ekonomisë, merr mbështetjen e ekspertëve dhe partnerëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar së fundmi Presidenten e Këshillit Ekonomik Gjerman zonjën Astrid Hamker dhe zëvendës Presidentin Friedrich Merz, njëkohësisht CEO i BlacRock Inc, Fondit më të madh të investimeve në botë.

Basha ndodhet në Berlin, në disa takime zyrtare me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, nga ku po mëson nga përvoja të shkëlqyera të udhëheqjes dhe nxjerrjes nga kriza të vendit.

Basha shkruan në rrjetet sociale:

Gjatë takimit me drejtuesit e lartë të Keshillit Ekonomik Gjerman, pata mundësinë të diskutojmë për zgjerimin e bashkëpunimit. Gjeta mbështetje të plotë për të na asistuar me ekspertë dhe eksperiencën e tyre gjatë detajimit të programit tonë ekonomik dhe nesër në qeverisje për të nxitur investitorët gjermanë të shqyrtojnë Shqipërinë si destinacion të investimeve të tyre.

Ne do të ngremë grupe të përbashkëta pune me qëllim bërjen realitet të objektivit tonë për ta bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investimet gjermane në vecanti dhe të huaja në përgjithësi, për të rritur punësimin me paga dinjitoze dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Për programin ekonomik të PD dhe intensifikimin e bashkpunimit ekonomik me Gjermaninë, diskutova edhe me Thomas Bareiss, Sekretar Shteti i Parlamentit në Ministrinë Federale Gjermane për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë dhe me Dr. Jürgen FRIEDRICH, President dhe drejtor ekzekutiv i Germany Trade&Invest, korporata federale për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve gjermane në botë. I njoha me programin tonë për taksën e sheshtë 9%, me paketen anti oligarki dhe anti korrupsion që do të rrisë konkurrencën e ndershme dhe luftojë korrupsionin e përhapur kudo.

Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga Shqipëria qindra sipërmarrje europiane prej problemeve në lidhje me konkurrencën, zbatimin e ligjit, pronësinë, dhe paqëndrueshmërinë e politikave fiskale. Po keshtu cdo ditë mbyllen rreth 50 biznese vendase prej korrupsionit, klientelizmit oligarkik të pushtetit dhe politikave të dështuara fiskale e mungesës së vizionit ekonomik.

Ne jemi të vendosur ti japim fund këtyre plagëve dhe të krijojmë në Shqipëri një klime të favorshme për investimet vedase dhe të huaja dhe për këtë mora mbështetjen e miqve dhe partnerëve gjerman. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit janë prioriteti ynë kryesor. #ShqipëriaSiEuropa

Tags: BashaBerlintakimizyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.