“Ende frikë nga tërmetet në Korçë”, çfarë parashikojnë sizmiologët

“Ende frikë nga tërmetet në Korçë”, çfarë parashikojnë sizmiologët

124
0
Shares

7 tërmete me magnitude 2.1 deri 3.1 të shkallës rihter kanë lëkundur sërish zonën e Korçës gjatë së hënës, ndërkohë që ekspertët e karakterizojnë si aktivitet normal, që mund të vazhdojë edhe për disa ditë.

Në një prononcim, dhënë për TV SCAN, sizmologu Edmond Dushi, teksa i referohet eksperiencave të mëparshme thotë se aktiviteti pritet të shkojë drejt rënies, me tërmete të vegjël.

Megjithatë, Dushi nuk përjashton edhe mundësinë e lëkundjeve të forta, teksa shton se tërmeti më i fortë që preku qytetin juglindor ishte i nivelit mesatar.

Dushi nuk përjashton as mundësinë e shtrirjes së lëkundjeve edhe në zona të tjera të vendit.

Qarku i Korçës është përfshirë nga një valë tërmetesh, ku sipas të dhënave zyrtare brenda 30 orësh u regjistruan rreth 65 lëkundje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të paktën 184 banesa rezultojnë të dëmtuara nga lëkundjet, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara. Ndërkohë që, qindra banorë janë detyruar të strehohen në çadrat e e ngritura nga Forcat e Armatosura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY