Vijojnë lëkundjet e tërmetit në qytetin e Korçës. Mësohet se dy lëkundje janë regjistruar brenda pak minutash në orët e pasdites së sotme (2 qershor).
Më shumë se 230 njerëz e gëdhinë natën mes të shtunës dhe të dielës jashtë ose në çadrat e ushtrisë, 160 në Floq, 40 në Vidove dhe 30 ne Qafzes.
Ministria e Mbrojtjes tha se atyre u është siguruar ushqim , ujë dhe shërbim shëndetësor.
Pas frikës së momentit për shkak të lëkundjeve sizmike që vijojnë, shqetësimi i banorëve është për momentin.
Ata thonë se nuk mund të kthehen në shtëpitë e dëmtuara, ndaj tashmë kërkojnë ndihmën e shtetit për rinisur jetën të sigurtë me një çati mbi kokë.
Mes tyre ka fëmijë, gra shtatzana dhe të moshuar. Ata tregojnë tmerrin që përjetuan mëngjesin e së shtunës.
Emergjencat civile në raportin paraprake flasin për 184 banesa të dëmtuara, 60 % nga të cilat thuhet se janë të pabanueshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/