Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha nga Unazë e Re: Të bashkohemi nesër për t’i dhënë fund Rilindjes kotec-palestër

01/06/2019
VIDEO/ Basha nga Unazë e Re: Të bashkohemi nesër për t’i dhënë fund Rilindjes kotec-palestër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës disa-mujore të banorëve të Unazës së Re një ditë para protestës së shtatë kombëtare të Opozitës së Bashkuar para kryeministrisë.

Teksa komentoi hapjen e sotme të fushatës së PS, Basha deklaroi se, në atë sallë u mblodhën të gjithë të pandehurit e Unazës së Re.

Sipas Bashës, prova e parë se e keqja nuk është ndalur është hapja e fushatës zgjedhore pak orë më parë nga socialistët.

“Ju e ndalët të keqen dhe sot një ditë para 2 qershorit do hyni në histori si një tjetër rekord bashkimi zemrash kundër tiranisë. Dua ta them fare qartë se ndalja e së keqes, sot nuk mjafton. I drejtohem gjithë shqiptarëve sot e t’ju jap këtë mesazh: Donin të vidhnin këtu 40 mln për km, 30 mln do i çonin në konto bankare, donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën, ju i keni ndalur por nuk mjafton. Kjo e keqe, kjo hajdutëri është një kancer, nuk mjafton për të shpëtuar pacientin, që është Shqipëria jonë e dashur. 2 km nga këtej në një palestër u mblodhën të pandehurit e Unazës së Re, për të shpallur projektin e tyre ogurzi të kapjes së gjithë pushtetit me kandidatë kriminelë dhe përdhunues, vrasës e injorantë . E keqja do të marshojë në gjithë Shqipërinë”, vijoi ai.

Ndërsa prova e dytë e së keqes, sipas Bashës që nuk ndalet “është 80 km në veri nga ku ndodhemi ne, është 10 fishuar njësoj si kanceri. 300 mln duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren. Paratë e xhepave tuaja. Që ta ndalim të keqen, njësoj si kancerin, duhet ta shkulim me rrënjë”,- tha ai, duke i ftuar në protestën e nesërme.

“Të bashkohemi nesër para selisë të së keqes, ku Shqipëria e hajdutërisë kriminale të Milot- Balldrenit, ku Shqipëria e propagandës kriminale të kotecit palestër ku është katandisur organizata kriminale e Rilindjes, dhe Shqipëria e qendresës stoike të banorëve të Unazës, të takohen në një betejë ku vetëm njëra do të mbijetojë: O Shqipëria e drejtësisë, shqipëria e prindërve që luftojnë për fëmijët e tyre, Shqipëria e Kushtetutës dhe e ligjit, Shqipëria e vlerave europiane, apo Shqipëria e zuzarëve dhe banditëve, hajdutëve që kanë përzënë gjysmë milioni të shqiptarëve, qeverisjen më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës! Kjo është beteja! Kjo është kauza, dhe në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav dhe qen I krimit.”, deklaroi Basha.

 

Tags: BashaRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.